‘Procedura, 50% e drejtësisë’/ Boçi: Bibla dhe Kurani i SPAK është ligji! Duhet të ngjalli respekt, jo frikë

22:10, 26/10/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka theksuar se anashkalimi i procedurave kushtetuese në sulmin politik të SPAK dhe GJKKO mbi kryetarin e opozitës Sali Berisha, do të thotë se nuk ka drejtësi.

I ftuar në Çim Peka Live, Boçi tha se procedura është 50% e drejtësisë dhe se Bibla dhe Kurani i SPAK është ligji.

‘SPAK nuk duhet të ngjalli frikë por respekt. Si është respekti, po pse duke bërë shoë me dhunë, për të arrestuar Abi Malltezin dhe aty është fuqia e SPAK? Fuqia e SPAK është te drejtësia, nderi, respekti dhe të jetë konsekuent, atëherë i heq kapelen’, u shpreh Boçi.

Boçi: Procedura është 50% e drejtësisë. Zgjedhjet kanë procedurë dhe po të shkelet procedura janë prishur zgjedhjet. Gjithçka ka procedurë. Bibla dhe Kurani është ligji dhe procedura është ligj. Kur flasim për sitetmin e drejtësisë dhe institucionet e drejtësisë ata vendosi drejtësi juridike, kohezionin social e vendos politika me politikat e veta, të balancimit, shpërndarjes së të ardhurave, stimulimit të zhvillimeve ekonomike. SPAK na qenka parti politike që bëka studime për kohezionin social?

Sistemi i drejtësisë që po e inkludojmë te SPAK ka impakt social, patjetër që e ka impaktin social por si e ka kur zbaton ligjin e ka impaktin social, se nqs ai më jep shembullin, që kapërcehet procedura se shkelet ligji se duhet të dënohet një person sezbën, çfarë impakti social pozitiv ka, e ka negativ.

SPAK nuk duhet të ngjalli frikë por respekt. Si është respekti, po pse duke bërë shoë me dhunë, për të arrestuar Abi Malltezin dhe aty është fuqia e SPAK? Fuqia e SPAK është te drejtësia, nderi, respekti dhe të jetë konsekuent, atëherë i heq kapelen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco