Masat ndaj Berishës/ Abilekaj: Hetimi i SPAK për balancim politik! Nëse do, të hetojë ligjet speciale

Masat ndaj Berishës/ Abilekaj: Hetimi i SPAK për balancim politik! Nëse do, të hetojë ligjet speciale

22:59, 25/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj thotë se detajet lidhur me akuzat ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha, për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani’ tregojnë se hetimi është nisur për balancim politik.

 I ftuar në “Opinion”, Abilekaj u shpreh se fakti që ndër personat që kanë kufizime nga SPAK është Berisha tregon se kjo është nga dëshira e SPAK për balancë politike.

Ndër të tjera analisti u shpreh se kemi të bëjmë me një rast që nuk ka logjikë hetimi, ku përmendi edhe rastin e tre bazave ushtarake detare të cilat janë në duart e privatëve.

Abilekaj: SPAK që kur mori dosjen e patronazhistëve në vend të hetonte patronazhistët hetoi ‘lapsin’ dhe donte të konfiskonte ‘lapsin’ dhe nuk e bëri dot. Ne po flasim për drejtësinë. Logjika është se nëse ne kemi drejtësi të çdo akti tek inceneratorët duhet ta kishte përmbysur çështjen që ata që janë në burg të jenë të lirë edhe ata që kanë shkelur procedurat të ishin në burg tani. Duhet të ketë një shkak-pasojë. E dyta ju e dini sa janë persona në hetim me imunitet në Shqipëri? Janë persona nën hetim ministra, deputet, ish-deputet, ish-ministra. E dini sa janë me masë kufizimi? Pse ndër këta që kanë kufizim është kryetari i opozitës, për balancë politike?

E treta është e interesuar SPAK-u për pronat e ushtrisë. Këtë nuk e shpëton dot se është pronë private. Ne kemi tre baza ushtarake detare Limioni, Porto Romano dhe Shëngjini që kanë shkuar në duar të privatëve me një proceduar të kontestuar nga shefi i Flotës detare që është në hetim dhe po hetohen me një rritëm komplet ndryshe nga kjo. Nëse duan të shpëtojnë prona ushtarake ja ku i kanë. Pra kemi të bëjmë më një rast që nuk ka llogjikë hetimi. Nëse do të hetosh ligjet speciale. Unë s’po them që të mos hetohet kjo. Porti i Durrësit aseti i vetëm Shqiptar, s’ka aset tjetër. Unë po përmend akte. Të katërta këto arsye tregojnë që hetimi është nisur nga e mira politike e dikujt, ose nga dëshira e SPAK-ut për balancim politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco