Klevis Balliu: Arben Kraja mbeti komunist!

Klevis Balliu: Arben Kraja mbeti komunist!

22:43, 25/10/2023
A+ Aa A-

Shefi i organizimit te grupi i Rithemelimit në PD, Klevis Balliu ka folur rreth dosjes “Partizani”.

Për këtë dosje është thirrur si person nën hetim edhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilit ndërkohë i është ndaluar të dalë jashtë shtetit, ndërsa i është komunikuar masa detyrim paraqitje.

Balliu tha se në këtë dosje, njerëzit që po flasin kundër ish-kryeministrit kanë dy tipare o janë komunistë dhe militantë të diktaturës, ose janë trafikant. Balliu hodhi akuza të rënda edhe mbi prokurorin Arben Kraja.

“Shikoni se kush janë njerëzit që po flasin kundër Sali Berishës. Kanë dy tipare të përbashkëta, njëri tipar është se janë komunist të lindur dhe militantë të sëmurë pas diktaturës, deri në vdekje. Unë ua jap me dokumente. Militantë të sëmurë që janë të dokumentuar si të tillë dhe pjesa tjetër janë trafikant droge. Arben Kraja mbeti komunist edhe kur doli Partia Demokratike, ai kandidoi për deputet dhe zgjodhi ai të kadidonte, përballë Partisë Demokratike të vlerave euroatlantike, se donte Ramizin dhe komunizmin shumë. Lloji tjetër i njeriut është trafikanti. Këta janë dy llojet që SPAK dhe drejtësia e re po merr përsipër”,-tha Balliu per Euronews Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco