Boçi: Atmosferë dhune dhe arbitrariteti në mënyrën si ka vepruar SPAKU, nuk ka akuzë për Berishën

Boçi: Atmosferë dhune dhe arbitrariteti në mënyrën si ka vepruar SPAKU, nuk ka akuzë për Berishën

21:46, 25/10/2023
A+ Aa A-

Luçiano Boçi, nën kryetar i PD ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për gjyqin ndaj Sali Berishës për sa i përket çështjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Boçi u shpreh se ka një atmosferë dhune në mënyrën si SPAKU kanë vepruar ndaj korrupsionit dhe se gjykata ka vepruar në këtë rast sikur është një forcë superiore në Shqipëri.

"Ka një atmosferë dhunë dhe arbitrariteti në mënyrën si ka vepruar SPAKU dhe më pas edhe gjykata ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas Kushtetutës në Shqipëri çdo qytetari i ofrohet një proces i drejtë gjyqësor dhe mbrojtje pavarësisht formulimit të akuzës, aq më tepër këtu nuk kemi as akuzë dhe së pari gjykata duhej të kishte marrë në konsideratë faktin që është shkelur procedura e shkeljes së sjelljes së të akuzuarit pranë saj duke mos respektuar statusin e deputetit.

Verifikimi i këtij fakti do bënte që gjykata ta rikthente çështjen në prokurori dhe prokuroria të ndiqte hapin kushtetues të verifikuar të shkelur sepse tashmë nuk mund të themi që gjykata nuk ka dijeni.

Gjykata ka vepruar në këtë rast sikur është një forcë superiore në Shqipëri, sikur ka atribute të veçanta dhe ajo mund të bëjë gjithçka", tha ndër të tjerë Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco