Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Bozdo: Rama ka firmosur tjetërsimin e pronës për Kompleksin Partizani, SPAK i kontrolluar nga pushteti

19:42, 25/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e mbrëmjes ora 19.00 në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të komentuar lëvizjet e SPAK ditët e fundit ishte anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo.

Bozdo është shprehur se personi i cli ka dy firma domethënëse në dosjen e ish kompleksit Partizani, Edi Rama nuk pëson asgjë ndërsa Berisha i cili nuk ka firmosur në asnjë vend merret masë shtrënguese.

"SPAKU ka pasur akuza të forta nga opozita që e ka akuzuar për drejtësi të kontrolluar nga Rama dhe shpërthime të kontrolluar për të pastruar krahët e Ramës. Ky është një instrument politik goditës nga opozitës dhe ideologjikisht e majtë që ne i shohim në dosjen e arrestimit të Mallteziut dhe sulmi ndaj kryet të PD, Berishës.

Procesi i privatizimit për ish kompleksin Partizani akuzohet Berisha se me influencën e ti e ka nxitur këtë proc4es po hedhur firmë në asnjë vend dhe asnjë procedurë por në të njëjtën dosje Rama ka dy firma domethënëse. Dokumenti i parë është dakordësia që Rama i ka dhënë tjetërsimin e pronës nga terren sportiv në truall ndërtimi.

 Lejet e para të ndërtimit në këtë kompleks i ka dhënë Rama. Merret masë shtrëngimi në kundërshtim me kushtetutën ndaj Berishës dhe arrestohen njerëzit e familjarët e tij ndërsa ai që ka firmë në këtë proces nuk trajtohet në të njëjtën mënyrë si Berisha dhe ka një demonstrim diametralisht të kundërt."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco