Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: Ushtria ishte zaptuesi më i madh i pronave! Akuza synon të përbaltë periudhën kur u bënë reformat më intensive

Berisha: Ushtria ishte zaptuesi më i madh i pronave! Akuza synon të përbaltë periudhën kur u bënë reformat më intensive

12:07, 25/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, trajtoi në veçanti gjatë konferencës së sotme për mediat, çështjen e pronave të ushtrisë, si është vepruar me to në periudhat e ndryshme të qeverisjes.

"Në pikën 7, para ndryshimit, ligji ndalonte kthimin e pronave, që i shërbenin mbrojtjes kombëtare, - shpjegoi Berisha. - Ushtria mbeti zaptuesi më i madh i tokave pas vitit 1992. Ushtria kishte në inventarin e saj, përveç reparteve të stabilizuara, 4 mijë pika hapja, të cilat vendoseshin nga brendësitë e qyteteve, në të gjithë territorin. Shqipëria ka 2 mijë fshatra, ushtria kishte 4 mijë pika hapje.

Detyrimisht do bëhej gjithçka që ky mamuth, i cili keqpërdoronte pronat private të qytetarëve, duhej të ndryshonte. Dhe ne, nga për qëllime mbrojtje, ligji thotë, e kthyem në subjekte të shpronësuara. 

U kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes- nuk ishim në në përdorim 4 mijë pika- që janë jashtë strukturës të Forcave të Armatosura, të miratuar nga Presidenti i Republikës.

Nëse i pari nuk e fuste këtë koncept, por i linte ato në mëshirën e cilitdo oficer lokal t’i shiste dhe t’i blinte si të donte, ne përcaktuam si standard pronat që hiqeshin nga plani i hapjes së Forcave të Armatosura me firmën e Presidentit të Republikës.

Në këtë rast, në pamje të parë mund të mendohet se u cenuan interesat e mbrojtjes. Aspak!

Mbrojtja nuk kishte të bënte me stadiumet, me terrenet sportive. Forcat e Armatosura kanë të bëjnë me terrenet sportive, me hotelet. Pra, Forcat e Armatosura është përcaktimi më i saktë që mund t’i bëhet dhe jo ajo e përgjithshme e mbrojtjes.

Dhe tokës bujqësore, ushtria ishte pronare, i mbillte, i përdorte për qëllime të ndryshme, ato nuk mund t’i mbante më, kishte ikur koha e komunizmit kur prodhonin ushqimet e tyre.

Pra, siç e shihni, çdo akuzë e bërë kundër reformave, është akuzë kundër një sistemi, është akuzë e turpshme politike pa asnjë bazë, akuzë që synon të përbaltë një periudhë kur u bënë reformat më intensive në historinë e vendit dhe t’i lidhë ato me diçka me të cilën nuk kanë absolutisht asnjë lidhje."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco