VIDEO/ PS koordinim me SPAK kundër Berishës/ Syri TV denoncoi show-n

11:25, 25/10/2023
A+ Aa A-

Konfirmohet koordinimi i Partisë Socialiste me SPAK, sa i përket sulmeve për të goditur Sali Berishën dhe opozitën. Në orën që SPAK nxori masat e sigurisë për Berishën dhe Malltezin, zyra e Edi Ramës u shpërndau të gjithë vartësve dhe refrenin që duhet të mbanin për këtë çështje. Mesazhi dërguar ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve u zbulua nga Syri TV dhe sot konfirmohet nga ministrja Mirela Kumbaro, e cila e recitoi përpara mediave

SYRI TV

Masa e sigurisë që SPAK kërkoi ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, po përforcohet çdo ditë e më shumë si përdorim politik i këtij institucioni për goditjen e opozitës.  Pikërisht në orët e vona të së shtunës, kur SPAK nisi të zbatojë urdhër-ndalimet, në telefonat e deputetëve, ministrave dhe kryebashkiakëve socialist mbërriti një mesazh, ku u kërkohej mësimi i një teksti përmendësh dhe recitimi i tij, sa herë do të pyeteshin nga gazetarët për këtë çështje.

Syri TV publikoi mesazhin që atë ditë, ndërsa sot, ishte ministrja Mirela Kumbaro, e cila fjalë për fjalë e konfirmoi para gazetarëve.

Sipas porosisë së Edi Ramës, çdo zyrtar socialist duhet të deklarojë se ata janë investues dhe autorë të Reformës në Drejtësi, ndaj nuk mund të komentojnë këto zhvillime.

Por pas recitimit të parë nga Mirela Kumbaro të tekstit të porositur nga zyra e propagandës së Edi Ramës, le të shohim në vijim nëse përmbajtja do të ndryshojë, apo do të vijohet me të njëjtin refren, madje duke respektuar edhe shenjat e pikësimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco