Arrestimi i Malltezit/ Kaso: Praktikë e shëmtuar e SPAK-ut për show! Berisha iniciator i heqjes së imunitetit

Arrestimi i Malltezit/ Kaso: Praktikë e shëmtuar e SPAK-ut për show! Berisha iniciator i heqjes së imunitetit

23:13, 24/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PD, Ivi Kaso ka folur në lidhje me arrestimin në mënyrë e Jamarbër Malltezit, ku u shpreh se është një praktikë e shëmtuar e SPAK për show.

Gjithashtu Kaso u shpreh se Berisha nuk i është larguar asnjëherë përballjes me drejtësinë pasi ai ka qenë iniciator i heqjes së imuniteteve për deputetët.

I pyetur nëse a ka përfituar Malltezi duke qenë dhëndri i Sali Berishës Kaso shprehet me ironi se ‘po siç  mund të kenë përfituar një million shqiptarë që kanë pasur prona’

Kaso: Elementi kryesor në atë materialin e SPAK-ut që i ka çuar gjykatës përse e kanë arrestuar në flagrancë Jamarbër Malltezin është se ekzistonte rreziku i ikjes. Ju ka dalur telefoni i fikur, këto janë budallallëqe. Ditën e Premte pasdite ka qenë në Selinë e Partisë Demokratike. E ka parë gjysma e Tiranës. Ka një praktikë të shëmtuar SPAK-u. Nuk i thërrasin me qëllim sepse duan të bëjnë shoë, sepse duan të shkruajnë atë që ekziston rreziku i ikjes.

 E dyta, Sali Berisha nuk i ka ikur kurrë përballjes. Në 2012 ka qenë iniciator i heqjes së imuniteteve. Nëse shikoni që imuniteti tani ka ngelur vetëm për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetin më parë deputeti as nuk  mund të hetohej dhe kjo është hequr me kërkesë të qeverisë së Berishës. Ka një vit që Berisha ka marr një nisëm për heqjen e parashkrimit për zyrtarët e lartë. Është një artificë sepse është një çështje që nëse i hiqet emri i Sali Berishës… Favori që ju është bërë me kthimin e truallit e paska bërë Edi Rama.

Po siç  mund të kenë përfituar një million shqiptarë që kanë pasur prona, ka përfituar Malltezi duke qenë dhëndri i Sali Berishës. Dëgjova që një kolegu juaj me ironi thoshte se Sali Berisha duhet të shpallet fajtor pse familja e tij lëvizi pa viza sepse Sali Berisha liberalizoi vizat për të gjithë shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco