VIDEO/ Ylli Manjani: Reforma në drejtësi qenka bërë për të shkatërruar opozitën

VIDEO/ Ylli Manjani: Reforma në drejtësi qenka bërë për të shkatërruar opozitën

22:49, 24/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë bisedës në studion e ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, juristi Ylli Manjani u shpreh se, reforma në drejtësi qenka bërë për të goditur opozitën, për shkak se krerët e partive kryesore të opozitës janë nën hetim nga SPAK.

‘Suksesi i reformës në drejtësi, arrestimi i Lefterit, sterilizimit, inceneratorët etj. Asnjë nga këto çështje nuk ka rëndësinë publike të ndikimit që ka goditja e kryetarëve të partive të opozitës. Dhe kjo ka ndodhur.

Ka qenë një teori se reforma në drejtësi po bëhet për të goditur opozitën. Unë nuk e di a është bërë për opozitën apo jo, që të jemi korrekt me arsyetimin, por fakti është ky.

Sot goditet Sali Berisha, merret person nën hetim, do ta mbajnë nja dy vjet nën hetim, por nuk është gjë e mirë për opozitën, dhe ky është mesazh shumë i fortë praktikisht që, unë shteti, të vej në ndjekje penale. Faktikisht mpin opozitën.

Kjo është goditje për opozitën dhe kjo është e dukshme, nuk ka nevojë për shumë koment.

Ilir Meta është nën hetim, një ditë do t'i shfryjë dhe atij diçka. Është kryetari i partisë së opozitës, ende aktiv në jetën politike.

Fatmir Mediu është në gjykim, ja kanë ngritur edhe këtij një çështje nga zh-ja. Po në SPAK. I marrim këta persona, këta janë partitë kryesore të opozitës, u kanë goditur kryetarët.

Tani si të mos mendoj unë që reforma në drejtësi është bërë për të shkatërruar opozitën, sepse është shkatërruar.

Dikush shet lojën, dikush nuk pranon ta shesë lojën, këtu fillon grindja dhe ulet potenca elektorale’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco