SYRI TV/ Kanceri i gjirit, Berisha mesazh për të gjitha gratë: Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë

22:40, 24/10/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka përcjellë një mesazh sensibilizues për të gjitha gratë dhe vajzat që të rrisin ndërgjegjësimin përballë rrezikut të kancerit të gjirit. Lideri demokrat Sali Berisha tha se kjo sëmundje është një armik i pamëshirshëm që mund të parandalohet nëse diagnostikohet herët. Por beteja e pacientëve me këtë sëmundje është e vështirë në Shqipëri, tha Berisha, pasi në spitalin e onkologjikut mungojnë medikamentet e teksa miliona euro shkojnë çdo vit për koncesionin e ‘chek up’ jo funksional.

SYRI TV

Ne kuadër te muajit te tetorit rozë, Partia Demokratike ka zhvilluar nje aktivitet sensibilizuese kunder kancerit të gjirit, ku eksperte te fushes se mjekesise, artiste, apo edhe familjare qe kane humbur te aferm nga kjo semundje, bene thirrje per rritje te ndergjegjesimit. I pranishem ishte dhe lideri i opozites, Sali Berisha, i cili tha se kanceri i gjirit eshte nje armik i eger qe te gjithe grate dhe nenat duhet te rrisin ndjeshmerine perballe këtij rreziku per ta parandaluar nepermjet diagonstikimti te hershem te saj.

Berisha tha se ne Shqiperi, lufta kunder kësaj sëmundjen eshte e veshtire per shkak te c’organizmit te sistemit te mjekësie, ku ne spitale mungoje ilacat per kurimin e pacietene qe vuajne me keto semundje Ai tha se mbi 10 milion euro shenzophen ne viti per koncesionin korruptiv te check up.

Kryetarje  Lidhjes Demokratike te Gruas, Albana Vokshi u beri thirrje grave qe te mos presin nga qeveria, por te marrin ne dore fatet e tyre dhe te bejne mamografi per te parandaluar zhvillimin e kancerit te gjirit, ndersa kreu i departamentit  te shendetesise ne pd, Ilir Alimehmeti tha se nese diagnostimi i kësaj semundje eshte i hershem, mundesie e e shpetimit eshtembi 90%.

E përlotur, Valbona Balliu nga Elbasani,  ndau dhimbjen se nga kjo semundje humbi motren e saj.

Aktiviteti u zhvillua ne seline e PD, nga Lidhja demokratike e Gruas dhe Departamenti Brain Gain ne PD,  me temen ‘duaje veten, duaje jeten’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco