VIDEO/ Ylli Manjani: Masa për Berishën nuk është ndjekje penale, por përndjekje ligjore

22:35, 24/10/2023
A+ Aa A-

Marrja si person nën hetim e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha sipas Ylli Manjanit nuk është më ndjekje penale, por përndjekje ligjore.

Deklarata është bërë nga Manjani në studion e ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV.

‘Sa do të hetosh ti, gjithë jetën. Do të më mbash me dyshim dhe shantazh. Ka limite dhe afate, por ata kanë qenë duke shkuar drejt fundit të afateve dhe në mënyrën më të papërgjegjshme arrin në konkluzionin që po të marr person nën hetim, po ta zgjas prap.

Kjo është zvarritje, kjo nuk është më ndjekje penale, është përndjekje ligjore. Është e ndaluar kjo, nga të gjitha konventat.

Këto janë gjërat e reja që po na dalin nga çuditë e reformës, por kjo është përndjekje’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco