Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

VIDEO/ Manjani: Rama ja dha Portin e Durrësit, pronën e shqiptarëve, këtij nga Dubai, për 12 minuta

22:32, 24/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë bisedës në studion e ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, juristi Ylloi Manjani bëri një paralelizëm mes hetimit të SPAK për pronën e ish-klubit ‘Partizani’ dhe pronës së Portit të Durrësit, që Rama e dha për 12 minuta.

‘Kryeministri është drejtuesi i qeverisë dhe merr vendime normative që janë të njëjta për të gjithë. A përfitojnë edhe familjarët nga këto normat? Patjetër se ata nuk do të vdesin. Nuk mund ti thuash pse ke marrë një vendim qeverie unë të fus në burg. Sepse me këtë variant nuk do të ketë kryeministër në tokë që të punojë më.

Po, nëse ti merr vendime për të favorizuar dikë që është i yti, dhe për të ndëshkuar dikë tjetër këtu jemi para abuzimit me detyrën. Po se bëre një normë, çfarë do të thotë kjo.

E marrim nga ana tjetër, e zëmë që Berisha ua ka kthyer pronën, pronarëve. Cili është krimi? I kthehet prona, pronarit. Çfarë krimi ka bërë, që nuk e ka bërë Berisha, por e ka bërë Komisioni i Kthimit të Pronave, gjykatat shqiptare. 

A quhet favorizim që ti personin tënd të familjes, e le 12 vite që të bredhë nga një gjykatë në një tjetër, nga një institucion në një tjetër. Favorizim quhet kjo, ta lesh tjetrin për 12 vite me radhë për të marrë pronën e vet dhe mezi me 100 milionë presione, dhe vështirësi e merr këtë pronë, favor është kjo.

Mirë, po ky që mori portin e Durrësit, ky nga Dubai për 12 minuta, çfarë është kjo. A mund të mi krahasojë pak kush këto dy rastet. Ky i Dubait ka marrë pronën time, tënden, kurse ky tjetri ka marrë pronën e vet, për  12 vite. Ama pronën time, shteti ja jep për 12 minuta’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco