VIDEO/ Ylli Manjani: Masat e sigurisë merren për të pandehurit, jo për personat nën hetim

22:22, 24/10/2023
A+ Aa A-

 

Juristi Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se, SPAK ka vepruar pa prova duke dhënë masë sigurisë për persona nën hetim, pasi ndaj tyre nuk ka prova.

Sipas Manjanit, masat e sigurisë jepen vetëm për personat e pandehur.

‘Masat e sigurisë, burgu, arrest në shtëpi, detyrim paraqitje, të gjitha këto masa merren ndaj një personi që është i pandehur, jo person nën hetim.

Shiheni faqen e parë të vendimit të këtyre zotërinjve, janë persona nën hetim, jo të pandehur, që do të thotë jo të provuar, jo  me dyshim të arsyeshëm, por me hamendësime. Si puna e kësaj, u zbulua një email, e priti një njeri në zyrë. 95% e SPAK-ut dhe jo vetëm, janë në këtë procedurë që po ju them unë sot. Është paraburgimi plot me njerëz nën hetim. Shqipëria ka më shumë persona të paraburgosur se të dënuar.

Korrupsion do të thotë unë kam një gjë në dorë, dhe e shmang zbatimin korrekt të ligjit, në këmbim të një përfitimi personal, dhe ai që ma ofron përfitimin quhet korruptuesi aktiv, ndërsa unë që e bëj këtë gjë, jam i korruptuari pasiv. Pyetja është a mund ti themi dy personave në familje që janë të korruptuar. Kisha dëgjuar dhunë në familje, por korrupsion në familje.

Me sa lek e korruptoi Sali Berishën, Jamarbër Malltezi. Pse nuk e thotë SPAK-u këtë, që të kemi korrupsion, sa lek i dha. Këto janë kapërcime llogjike shumë të rënda dhe po ju them, e kam thënë të njëjtën gjë edhe për Lefter Kokën, sepse asnjë qindarkë nuk i kanë provuar, janë hamendësime’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE;

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco