‘Prokurorët mund të lajthisin, gjyqtarja i dha vlerë’/ Bylykbashi: Shkelje fragrante kushtetuese për Berishën

‘Prokurorët mund të lajthisin, gjyqtarja i dha vlerë’/ Bylykbashi: Shkelje fragrante kushtetuese për Berishën

22:13, 24/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka folur lidhur me kallëzimin e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj gjyqtares, Irena Gjoka.

Bylykbashi tha se ka një kallëzim penal për shkelje të Kushtetutës prandaj ka dhe një kallëzim ndaj saj.

Sipas Bylykbashit prokurorët mund të lajthisin, pasi në këtë vend është deformuar koncepti i drejtësisë.

Bylykbashi: Është kërkuar se ndaj saj është bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre. Prokurorët mund të lajthisin. Këtu në këtë vend është deformuar koncepti i drejtësisë. Drejtësinë e bën gjykata. Ai që ka kodin e procedurës është gjyqtari. Ai sheh nëse duhet aplikuar diçka. Gjyqtarja gjënë e parë ka Kushtetutën. Në vitin 2017 është ndryshuar kodi i procedurës penale. Ky është një kallëzim që është bërë nga zoti Berisha pasi gjyqtarja i ka dhënë vlerë shkeljes së prokurorëve dhe ka thanë po mund të anashkalojmë Parlamentin.  Ka një kallëzim penal për shkelje të Kushtetutës prandaj ka dhe një kallëzim ndaj saj. Ne kemi kërkuar që gjyqtarja të largohet nga procedimi. Jami përballë një shkelje flagrante të kushtetutës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco