Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vendimi i Berishës ndaj GJKKO, Boçi: Ka gjetur zgjidhjen ideale! Po respekton Kushtetutën

Vendimi i Berishës ndaj GJKKO, Boçi: Ka gjetur zgjidhjen ideale! Po respekton Kushtetutën

22:06, 24/10/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike Luçiano Boçi, ka deklaruar se qëndrimi i kryetarit të opozitës Sali Berisha për të mos u paraqitur në GJKKO, është një zgjidhje ideale. Kjo sipas tij, pasi SPAK nuk po respekton Kushtetutën në lidhje me hetimet dhe masën ndaj Berishës, për dosjen “Partizani”.

I ftuar në “Open”, Boçi tha se Prokuroria duhej t’i drejtohej kryetares së Kuvendit, dhe më pas duhej të mblidhej Këshilli i mandateve për të dalë në një vendim për imunitetin e Berishës.

“Prokuroria duhej t’i shkonte kryetares së Kuvendit, më pas më pas kryetarja e Kuvendit i drejtohet Këshillit të mandateve dhe thirret dhe personi që është ngritur akuza, jep sqarimet, dhe më pas dilet me një raport brenda një afati 2 javor.

Berisha për mua ka gjetur zgjidhjen ideale, ka respektuar Gjykatën dhe ka dërguar përfaqësuesin e tij dhe vetë ka kërkuar respektimin e Kushtetutës.  Ne po kërkojmë në një fabul që të vëmë para përgjegjësisë një person që akuzohet se ka shkelur ligjin, dhe këtë e bëjë duke shkelur ligjin. Në të gjitha rastet e tjera është ndjekur procedura . pse duhet të ketë kaq debat në një qëndrim të fortë të Berishës për të ndjekur Kushtetutën”, u shpreh Boçi.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco