Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bumçi: Privatizimi i ish-klubit Partizani s’ka korrupsion dhe s’ka trajtim preferencial të familjes Begeja

19:54, 24/10/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi, i ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka folur për zanafillën e privatizimit të ish-klubit Partizani, ku sipas tij ka filluar me qeverinë e Fatos Nanos.

Bumçi theksoi dy fakte për këtë çështje, ku e parë që është pranuar edhe nga socialistët që kanë bërë akuzën, se prona i takon 5 familjeve të nderuara tiranase dhe një prej trashëgimtarëve është edhe zoti Jamarbër Malltezi.

Fakti i dytë sipas Bumçit është pjesa që familja Begeja ku është trashëgimtar edhe zoti Jamarbër Malltezi, nuk ka pasur trajtim preferencial për të marrë pronën e tyre, pasi i janë dashur në total rreth 20 vjet për të shfrytëzuar këtë pasuri.

Bumçi: Sport Klub Patrizani, emri i vërtetë mund të jetë ‘ a duhet ti marrin pronat ish-pronarët e vërtetë  apo pronarët historikë’, jo Sport Klub Partizani se nuk thotë asgjë një emër klubi pasi janë aktivitete private dhe mund të zhvillohen si kudo në botë, janë fitimprurëse për më tepër.

Por po qëndrojmë, a ka këtu korrupsion? Çështja e parë, a ka akuzë që prona nuk i ka takuar familjes Begeja dhe familjeve të tjera të nderuara, Vaqarri, Llagami, Saliaga, Alimehmeti? Pra është kjo një pronë e marrë nga shteti nga këto 5 familje bashkë me zotin Jamarbër Malltezi? Jo! Nuk ka një akuzë të tillë. Ja ka marrë këtë pronë personave të tjerë privatë se këto ishin të fuqishëm dhe ja morën dikujt që nuk kishte mundësi? Jo! Kjo është një pronë e tyre historike dhe nuk ka sot njeri në PS, e bën një provë pasi në kallëzim kanë thënë se me dekret të Jakomonit janë shpronësuar për të ndërtuar aeroportin por nuk nxorën të dhënat që ishin familje të tjera për një tokë shumë më larg.

Sot e pranojnë edhe ata që bëjnë akuzën, që prona i takon 5 familjeve të nderuara tiranase dhe një prej trashëgimtarëve është edhe zoti Jamarbër Malltezi.

Ky është fakti i parë.

Fakti i dytë. A ka pasur trajtim preferencial ndaj këtyre familjeve? Sipas të dhënave i është dashur rreth 15 vite për të marrë pronën, jo për ta gëzuar se ajo ka marrë kohë tjetër, që ka kaluar nga vitet ’90 në qeverinë socialiste dhe më tej dhe i është dashur 4-5 vjet në qeverisjen demokratike, pra nuk ka trajtim të privilegjuar kur të shkon 20 vite në total, je si gjitë të tjerët.

Familje Begeja hyn në 3-4 familjet më të mëdhaja në Tiranë si pronare trojesh. Dhe sa kanë marrë ato, kanë marrë më pak se 10% rreth 5%, pra nuk kemi të bëjmë me një familje që është trajtuar ndryshe nga të tjerët. Ka marrë rreth 5% të pronave që kanë pasur para vitit ’44.

Momenti i dytë, privatizimi a është një e drejtë, po një e drejtë që e njeh ligji dhe në vitin 2004 qeveria Nano ka kaluar ligjin për pronat e ushtrisë enkas për ushtrinë se ishin me dhjetëra mijëra hektarë në të gjithë territorin dhe sot është ushtri e NATO me pak mijë ushtarë dhe çfarë ndodh me pronat? Ligji në kohën e Nanos thotë që këto prona i marrin pronarët, kanë të drejtën e privatizimit dhe shteti i paguan qeranë nqs nuk ia kthen menjëherë. Shumë e qartë. Ligji i Fatos Nanos enkas për këto prona. Pra janë pronarë kanë të drejtën e privatizimit.

Pra zoti Berisha nuk ka asnjë firmë asnjë vendimmarrje për këtë çështje, një çështje që ka kaluar një kalvar fatkeqësisht si të gjithë pronarët e tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco