Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Sami Neza: Hapja e çështjes penale u bë sapo opozita nisi një aksion që u prit mirë nga qytetarët

19:25, 24/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Sami Neza i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është  shprehur se aksioni i SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe hapje e çështjes për kryetarin e PD-së, Sali Berisha mund të ishte bërë edhe më herët.

Por sipas tij ky aksion u ndërmorr në momentin që opozita u bashkua dhe nisi një aksion të madh politik, që u mirëprit nga qytetarët.

‘Gjatë veprimeve që ka kryer prokuroria unë shikoj një befasi, pasi janë veprime që mund të kryheshin shumë mirë, para 1 apo dy muajsh. Është pritur për këtë të shtunë për të kryer këtë veprim. Ku e shoh befasinë, tek arrestimi demonstrativ i Malltezit në Rinas. Fare mirë arrestimi mund të bëhej kudo nëpër Tiranë, mund ta prisnin tek dera e shtëpisë, mund ta fusnin në makinë dhe e çonin në qeli.

E shoh befasinë edhe të lidhur me atë që po ndodh tek opozita. Ditët e fundit kemi një stabilizim të vendimmarrjes së opozitës në lidhje me çështje të ndryshme politike. Muajt e fundit është përmbyllur ajo periudhë, cikël i ndarjes së brendshme, i sherreve në lidhje me vulën dhe me logon e PD-së.

Kanë ngelur disa procedura që janë tërësisht gjyqësore për tu zhvilluar, por të gjitha proceset politike brenda këtij debati janë përmbyllur. Në një farë mënyrë PD është standardizuar. Ka një grup parlamentar me 44 deputetë, ka një kryetar grupi dhe nisën një aksion, një aksion politik që në fakt u prit shumë mirë nga qytetarët dhe perfomanca e këtij aksioni politik mund të kishte ndikime të ndjeshme për shoqërinë, pluralizmin dhe demokracinë në ditët në vijim.

Arrestimi dhe hapja e çështjeve e penale për Berishën për dhëndërrin e tij dhe një biznesmen ka bërë që të shpërqendrohet vëmendja. Në një farë mënyre njerëzit e interesuar për zhvillimet politike apo për një përfundim politik në parlament të shpërqendrohen dhe në një farë mënyre i gjithë debati të qarkullojë nga një temë politike, tek raporti SPAK, opozitë’, u shpreh Sami Neza në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco