‘Detajet janë sekrete’/ Vuçiç: Për 2-3 ditë do shkojmë me Kurtin në Bruksel

‘Detajet janë sekrete’/ Vuçiç: Për 2-3 ditë do shkojmë me Kurtin në Bruksel

14:40, 24/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës pritet të takohen në Bruksel këtë të enjte ose të premte. Këtë e njoftoi Aleksandër Vuçiç, por duke mos dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me temat e takimit apo për formatin.

‘Agjenda është në përputhje me atë që është diskutuar me ‘pesëshen e madhe’ dhe se nuk mund të flas për këtë sepse marrëveshja është e tillë’, tha presidenti serb.

Nga zyra e kryeministrit të Kosovës ende nuk ka një konfirmim për këtë. Gjithashtu edhe nga ana e Bashkimit Europian ende nuk ka diçka zyrtare lidhur me këtë.

Nëse zhvillohet, takimi Kurti-Vuçiç vjen një muaj pas sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës dhe pas miratimit të rezolutës nga Parlamenti Europian që dënon ‘sulmin terrorist të paramilitarëve serbë ndaj Policisë së Kosovës’.

Në deklaratën e tij, Vuçiç nënvizoi se do të mbrojë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme, por edhe nga ajo që i quan cenim të interesave kombëtare dhe shtetërore të Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco