Berisha: U them demokratëve se ne jemi në luftë. Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës

Berisha: U them demokratëve se ne jemi në luftë. Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës

14:08, 24/10/2023
A+ Aa A-

Në konferencën me gazetarët nga selia blu, kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se demokratët janë në luftë me Edi Ramën.

Sipas Berishës, Rama i ka shpallur luftë opozitës.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha:

E turpshme, e pacipë, mercenarë të ligjit bëjnë pretenca ndaj reformave të thella.

Nuk ndodh kurrë kjo.

Legjislativi është legjislativ dhe nuk mundet kurrë një gjykatës të shpifë dhe të trillojë në atë mënyrë.

U dëmtua sporti, thotë. Po si u dëmtua sporti, kur në ligj thuhet se terrenet sportive do privatizohen me kusht që pronari t’i destinojë për aktivitet sportiv? Si dëmtohet sporti?

Ndërkohë që ato ishin të pushtuara nga parolaçër e të tjerë, ishin pronarë e pronarëve, qytetarët nuk përfitonin një qindarkë prej tyre.

Ne besuam se ajo ishte rruga për të mbështetur sportin. Dhe pronari nuk e përfitonte nëse nuk garantonte se kjo do përdorej.

Pra, nuk është problemi këtu i individit, problemi është aktakuzë e mirëfilltë politike ndaj reformave.

Por PD nuk heq dorë nga asgjë nga programi i saj. Ndjehet i nderuar për çdo vendim, akt dhe ligj që është miratuar në periudhën e qeverisjes së PD dhe aleatëve.

Të gjesh gjykatës që i lejojnë vetes të shpifë dhe manipulojë për ligjet e miratuara në parlament, kjo ndodh vetëm në këtë regjim.

Kjo nuk na dekurajon ne, ne mbetemi parti reformash.

U them demokratëve se ne jemi në luftë. Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do qëndrojë me të gjitha mundësitë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco