KAFE SHQETO/ Kepi: Malltezi para së gjithash është nip i familjes Begeja dhe pastaj, dhëndër i Berishës!

KAFE SHQETO/ Kepi: Malltezi para së gjithash është nip i familjes Begeja dhe pastaj, dhëndër i Berishës!

10:07, 24/10/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e mirënjohur Alba Kepi, anëtare e Asociacionit të Gazetarëve Korrespodentë në Itali, duke ndjekur debatin politik në Shqipëri lidhur hetimin e nisur ndaj z. Sali Berisha dhe arrestimin z. Jamarbër Malltezi, ka shprehur indinjatën për pozicionin nga i cili po e vështrojnë dhe trajtojnë çështjen kolegët shqiptarë. 

Znj. Kepi ka ngritur pyetjen se pse askush prej tyre nuk fton në këtë diskutim të madh, përfaqësues të ish-pronarëve në Tiranë e më gjerë dhe përse askush nuk i referohet dokumenteve për pronat që i përkasin familjes Begeja - nip dhe trashëgimtar i së cilës është edhe z. Malltezi, por kanë kanë më shumë kureshtje të kontrollonë apo hyjnë në shtëpitë e z. Berisha apo të z. Malltezi.

E ftuar sot në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV, znj, Kepi tha:

“Unë jam e shokuar, e habitur me atë çfarë po ndodh gjatë këtyre orëve. Shoh gazetarë, moderatorë, studio televizive, shou politike, të cilat e marrin në diskutim këtë çështje, hedhin në pikëpyetje “është apo jo politike” duke ftuar në panel vetëm persona politikë që kanë një shprehje të qartë se po konfirmojnë se është një çështje politike e nga ana tjetër nuk bëjnë një pyetje apo nuk ftojnë një përfaqësues të klasës së pronarëve. Nuk dua t’u them “ish-pronarë”, por “pronarë” se pavarësisht se toka është shpronësuar, sekuestruar që në 1945-ën, pronarët vazhdojnë të jenë pronarë dhe kanë të drejtën e tyre legjitime ta zotërojnë këtë tokë.

Shoh kronistë, reporterë, gazetarë, njerëz të kategorisë së cilës i përkas, që bëjnë një shkelje të hapur të misionit të gazetarit, pra të rregullave të “5 Ws” pra qysh, kur, si ... kjo tokë i përket apo pronarëve; shoh shkelje të rënda penale në studio televizive dhe e nënvizoj - “penale”, pasi kur bën deklarata të rreme ke ofenduar, shkelur, prishur, rënduar historinë e emrave, familjeve, mbiemrave, gjithçka që atyre i përket.

Shoh njerëz të cilët vënë në diskutim se familja Begeja ka marrë më shumë metra katrorë sesa i takon, kur nuk kanë bërë një  evidentim. Mjafton një dokument i vitit 1935 për të vërtetuar se prona e familjes Begeja është mbi 28 mijë metra katrorë dhe dëgjoj kronistë, reporterë të cilët u shkojnë mbrapa, kontrollojnë apo hyjnë në shtëpitë e familjes Berisha dhe kurioziteti i tyre është për të parë ngjyrën e mureve apo çfarë kanë kapur në shtëpinë e familjes Berisha apo të z. Malltezi dhe nuk bëjnë një pyetje për të thënë se kjo pronë është vërtet e tyre, kush është kjo familje etj etj.

Diskutohet z. Malltezi dhe nuk diskutohet se z. Malltezi para së gjithash është nip i familjes Begeja dhe pastaj është dhëndër i Berishës.

Shoh se nga ana juridike se procesi, që nga ana juridike ka nisur që në vitin 1991, kur pronarja e parë e familjes Begeja nisi atë betejë që çdo familje tiranase e ka nisur pas ’90-ës duke hartuar dosjen e të gjitha pronave që komisionet apo sistemi komunist i kishte sekuestruar, një proces që ka nisur që në 1994 e ka përfunduar në fund të vitit 2009 dhe nëse z. Berisha do të kishte favorizuar këta njerëz të familjes, nuk do të kishte kërkuar një afat kaq të gjatë kohor për t’i kthyer tokat njerëzve të tij të familjes.

Pra, diskutohen gjëra shokuese duke harruar dhe duke mos respektuar kriterin bazë të Kushtetutës, që është që prona është e shenjtë dhe duhet respektuar e drejta e individit për ta pasur dhe gëzuar pronën e tij apo të trashëgimtarëve të tij.

Kemi një rikthim të historisë, fatkeqësisht si në 1945-ën kur komisionet komuniste tatimore të pasluftës hynin në shtëpitë tonë, të familjeve tiranase, sekuestronin gjithçka , nxirrnin në rrugë familjet e nderuara, i merrnin dhe me rrobat e trupit apo me orenditë që kishte shtëpia, e përvetësonin dhe ne na internonin diku tjetër.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco