Sejamini: Ligji për pronarët nuk i ka shërbyer vetëm dhëndrit të Berishës. Nëse prokuroria mban përgjegjës për këto gjëra, këtu bëhet kërdia

Sejamini: Ligji për pronarët nuk i ka shërbyer vetëm dhëndrit të Berishës. Nëse prokuroria mban përgjegjës për këto gjëra, këtu bëhet kërdia

21:46, 23/10/2023
A+ Aa A-

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për hetimet ndaj Sali Berishës i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion, në një çështje të lidhur me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. 

Sejamini tha se SPAK ka përdorur për herë të parë në histori, një standart ku vendimet kolektive të Këshillit të Ministrave ia faturon si përgjegjësi një kryeministri. Sipas analistit, nëse ky standard do të përdoret për çdo rast "në Shqipëri bëhet kërdia".

"Qeveria harton ligje. Një ministër, apo kryeministri propozin një ligj, miratohet në Këshillin e Ministrave dhe i shkon Kuvendit. Pra ka një procedurë. Qeveria dhe Kuvendi bëjnë ligje.

Deri më sot, vendimet e Këshillit të Ministrave, janë kolektive, pra nuk mbahet përgjegjës një anëtar. Edhe Kuvendi, nuk mbahet përgjegjës askush. 

Tani prokuroria për herë të parë po thotë, kryeministri apo një anëtar i qeverisë do të mbajë përgjegjësi për një vendim kolektiv të Këshillit të Ministrave. Pse? Sepse thotë e di që e ka nisur këtë gjë për t’i shërbyer diçkaje tjetër.

Nëse unë jam një qytetar dhe them, duhet që qeveria t’i japë ndihmë fëmijëve talasemikë, qeveria e dëgjon dhe bën ligj. Quhet klientelist?

Këto ligje i kanë shërbyer shumë njerëzve apo vetëm dhëndrit të Berishës?

Prandaj, nëse prokuroria mban përgjegjës për këto gjëra, këtu bëhet kërdia", tha Sejamini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco