‘Malltezi pagoi 90% të parave me bankë para VKM-së’/ Berisha: Po të ndihmohej dhëndri, i thuhej dale mos u ngut

21:50, 23/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar sqarimin e dosjes së privatizimit të ish-klubit Partizani, duke theksuar se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ka paguar 90% të parave me bankë.

Sipas Berishës, ‘po të ndihmohej dhëndri, i thuhej dhëndrit dale mos u ngut se do të bëjmë këtë vendim’, por ajo që është më e rëndë është pjesa që Malltezi ka paguar vetëm 10% të 10%-shit me letra me vlerë, pra një shumë jashtëzakonisht e vogël.

‘Të mendosh se qeveria po bën vendim për sa mund të ketë paguar shumë pak 10% e 10%-shin, edhe në këtë 10% ai vetëm 10% pagoi me bonus’, tha Berisha.

Berisha: Të thuash se Sali Berisha futi letrat me vlerë për të ndihmuar dhëndrin, në një kohë kur letrat me vlerë janë shtyllë e programit tonë. Janë shqiptarë, i kemi shpërndarë çdo shqiptari letrën me vlerë me një shumë ekuivalente 800 dollarë. Ta them unë sa u ndihmua dhëndri. As 10% të shumës, por 10% të 10%-shit.

Po të ndihmohej dhëndri, i thuhej dhëndrit dale mos u ngut se do të bëjmë këtë vendim. Ajo ishte e thjeshtë, mos i derdh ato para se do bëjmë këtë vendim. Po dhëndri i pagoi 90% para me bankë dhe i ngelën për një pjesë tjetër dhe kur i ngelën doli vendimi që absolutisht nuk kishte asnjë lidhje me dhëndrin. Të mendosh se qeveria po bën vendim për sa mund të ketë paguar shumë pak 10% e 10%-shin, edhe në këtë 10% ai vetëm 10% pagoi me bonus se nuk i gjeti, nuk e njihte tregun e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco