Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

VIDEO/ Berisha: Ja si është historia e pronës te ish-Kompleksi Partizani

21:30, 23/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV është shprehur se prona ku ishte kompleksi Partizani ka nisur si procedurë privatizimi që në vitin 2005 nga ish kryeministri Fatos Nano.

Kjo pronë ka këtë histori. Është nxjerrë nga plani i  Forcave të Armatosura, presidenti Mojsiu ose Mejdani s’di ta them me siguri. Në një letër që është shkruar me shkrim thotë se nga viti 2000 e mbrapa klubi Partizani nuk kishte më asnjë lidhje me ministrinë. Di të them se Ismail Lleshi bën një shkresë si Ministër Shtabit të Përgjithshëm që ta merrnin pronën por Shtabi kundërshton.

Në vitin 2005 Nano nis procesion e privatizimit, e bllokojnë he nuk mbaron si proces. Në vitin 1994 Komisioni i Kthimit të Pronave u ka njohur të gjithë pronën familjeve dhe në vitin 2005 ju ka kthyer rreth 1500 metra pasi i shin të pa zëna. Në 2005 pronarët vazhduan proceset gjyqësore dhe kërkesat për privatizim. Ligji 2004 u kthente pronat pronarëve që u liroheshin nga ushtria, pasi ishin zaptuesit më të mëdhenj të pronave në Shqipëri por ishin dhe një objekt shpërdorimi masiv.

Rama në vitin 2006 ndërron destinacionin nga terren sportiv në terren ndërtimi dhe ku thotë se e ka humbur funksionin e  vet dhe po e kthej në zonë urbane. Pas vitit 2004 shteti detyrohej pronarëve qera me çmimin e tregut, tako ishte e lirë se kishte degraduar. I vetmi ndryshim që ne i bëmë ligjit ishte se e forcuam ligjin 2004.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco