Berisha: Rama anuloi lejen e ndërtimit kur mori vesh se Malltezi ishte në bashkëpronësi! Gjykata e dënoi

21:22, 23/10/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur dritë mbi kalvarin e ndërtuesve të ligjshëm te ish-klubi Partizani, ku sipas tij Malltezi nuk ka qënë investitor te kompania sepse ky ka funksionuar si bashëinvestitor me kompaninë me kontratë.

Sipas Berishës, Edi Rama e dha lejen për ndërtimin dhe e anuloi në momentin që e mori vesh se Jamarbër Malltezi ishte në bashkëpronësi.

Gjtihshtu Berisha tha se ‘pas 3 vitesh kalvari në gjykata, fituan në gjykatë dhe e dënuan Edi Ramën dhe e detyruan të paguajë 320 mijë euro’.

Berisha: Së pari Malltezi nuk ka qënë investitor te kompania sepse ky ka funksionuar si bashëinvestitor me kompaninë me kontratë. Ky dhe Xhim Begeja kanë bërë kontratë me sipërmarrjen Fatmir Bektashin, por ku ka qënë investitor me kuota të caktuara të prera në këtë marrëveshje të dorëzuar te noteri. Dhe për dijeni se ka një gjë të bukur.

Edi Rama është personi që 2 vite para se mbaronte privatizimi ka marrë vendimin si këshill territori për ti ndryshuar destinacionin.

Kur morën lejen më vonë dhe lejen reale dhe kur Edi Rama e mori vesh se Jamarbër Malltezi është në bashkëpronësi e bllokoi dhe këta e kanë anuluar te noteri marrëveshjen.

Pas 3 vitesh kalvari në gjykata, fituan në gjykatë dhe e dënuan Edi Ramën dhe e detyruan të paguajë 320 mijë euro dhe këta shkuan aktivizuan marrëveshjen te noteri.

Këtë që po të them unë këtë verifikim e kanë bërë të tjerë para këtyre, se po të donte SKAP-i.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco