Balliu nxjerr provat: Pas sulmit ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, fshihen koka e inceneratorëve

Balliu nxjerr provat: Pas sulmit ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, fshihen koka e inceneratorëve

19:57, 23/10/2023
A+ Aa A-

Shefi Organizativ i PD-së Klevis Balliu ka publikuar fakte dhe dokumenta se pas pas sulmit ndaj liderit të opozitës Sali Berisha qëndrojnë kokat e aferës së inceneratorëve.

‘Carlo Bolino përfituesi i aseteve te shtetit Shqiptarë, i tenderave të qeverise njeriu që ju vodhi gjimnazin fëmijëve të Tiranës dhe njeriu që është paguar mësëshumti nga kokat e inceneratorëve është sot në krye të sulmit ndaj opozitës’, shkruan Balliu në Facebook.

Gjithashtu Balliu thekson se ‘me parat që i vjedhin qytetarëve paguajnē mediat që të sulmojnë ata që denoncojnë hajdutët e parave të qytetarëve’.

Postimi i plotë:

Ja provat që faktojnë se pas sulmit ndaj liderit të opozitës Sali Berisha fshihen kokat e inceneratorëve.

Carlo Bolino përfituesi i aseteve te shtetit Shqiptarë, i tenderave të qeverise njeriu që ju vodhi gjimnazin fëmijëve të Tiranës dhe njeriu që është paguar mësëshumti nga kokat e inceneratorëve është sot në krye të sulmit ndaj opozitës. Me parat që ju vjedhin qytetarëve paguajnē mediat që të sulmojnë ata që denoncojnë hajdutët e parave të qytetarëve. #inceneratoret #partiademokratike #opozitaevertet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco