Opozita serbe kërkon që Vuçiç të sanksionohet për sulmin në Kosovë/ Paloka: Kurse Rama i del në mbrojtje

Opozita serbe kërkon që Vuçiç të sanksionohet për sulmin në Kosovë/ Paloka: Kurse Rama i del në mbrojtje

19:39, 23/10/2023
A+ Aa A-

Opozita serbe kërkon që presidenti i këtij vendit, Aleksandër Vuçiç të sanksionet nga Perëndimi për shkak të sulmit në veri të Kosovës.

Vetë Vuçiç tha se është tronditur kur mësoi se opozita kërkon dënimin e tij.

“Nuk ka ndodhur kurrë që opozita t’i kërkojë një vendi sanksione ndaj presidentit, është një qasje e papërshtatshme, joserioze, antishtetërore, antipopullore, u trondita. Kur kërkon sanksione ndaj presidentit të një vendi, atëherë krijon një imazh të keq për vendin dhe kjo ndikon në investime dhe gjithçka tjetër. Opozita thotë se “faji nuk është i Prishtinës dhe Albin Kurtit, por i Serbisë”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama vazhdon të marrë në mbrojtje mikun e tij, Vuçiç.

Teksa shpërndan lajmin për kërkesën e opozitës serbe, deputeti demokrat, Edi Paloka shkruan: “Ndërkohë që Rama i del në mbrojtje!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco