‘Zana Xhuka u shkarkua pse hetoi pasurinë e Ramës, thjeshtra e tij është bërë e papërmbajtshme në tendera’

‘Zana Xhuka u shkarkua pse hetoi pasurinë e Ramës, thjeshtra e tij është bërë e papërmbajtshme në tendera’

19:22, 23/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë konferencës për shtyp se Zana Xhuka, e cila drejtonte Inspektoratin e Verifikimit të Pasurive, u shkarkua në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama, kur nisi të hetojë pasurinë e këtij të fundit.

“Çdo akuzë që i kam bërë Edi Ramës është e vërtetë si drita e diellit. Edi Rama jeton sot në saraje 57 metra të gjata themelet, në një kohë kur ka të deklaruar në ILDKP gjithsej 400 mijë lek dhe 3800 euro. Për sarajet e Edi Ramës, Linda Rama thotë se u ndërtuan me paratë e Kurbanit. Në tatimet e këtij vendi nuk ekziston asnjë faturë.

Edi Rama thotë se i ndërtova me emigracion. Në taksa, tatime, bankat e këtij vendi nuk ekziston asnjë faturë. Truallin thotë ma dhuroi gruaja, e bleu me 2 dollarë, ekzistojnë dokumente të gjithanshme që tregojnë se trualli aty ishte minimumi 25 dollarë. Ekzistojnë dokumente tjera që tregojnë se që të dy kanë shkelë ligje në marrjen e asaj tokë, nuk mund ta merrnin, nuk ishte truall. Tjetër. Linda Rama ka ndërtuar pallatin në sheshin e pallateve, tokë të vetën, nuk them, tokë të vetën, por në sheshin e pallateve që nuk mund të ndërtohej kurrë.

5-katësh pallati pa asnjë faturë tatimore, doganore, ndërtimore, bankare, apo të çdo lloji. Kur ajo u gjet në këtë situatë, doli e tha: ato ishin para gjaku. Unë nuk kam asnjë aludim për vëllanë e saj, jo asnjë aludim. Por, ato që i them atij, ato që thotë motra të implikojnë shumë, se paratë e gjakut janë para tjera pastaj, dihet si janë. Kështu që nuk dha asgjë.

Kur Zana Xhuka nisi hetimin e kësaj situate, ajo në mënyrën më antikushtetuese u shkarkua.

Unë kam akuzuar Edi Ramën këtu para jush, po mund të akuzoj unë një vajzë të re? Kurrën e kurrës. Po vajza e re e teproi aq shumë, thjeshtra, tender pas tenderi, sjell kompani të ndryshme, bëhet nënkontraktore. Ka arkitektë që thonë të lutem na nxirr emrat, s’bëhet fjalë më. Futet ‘I RIU’, ‘I RIU’ është kompania e saj.

Në vitet 2005, me ligjin në dijeninë time fëmijët e mi nuk mund të krijonin kompani, nuk u lejohej të krijonin kompani biznesi me një amendim që mban ligjin, ndoshta këtë e kanë hequr, mund të bënin konsulenca por jo kompani biznesi, dhe konsulenca jo për shtetin. Kurse këtu, ajo është bërë e tmerrshme, e papërmbajtur në tendera,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco