Ndalimi i Malltezit/ Departamenti i Mjedisit në PD: Hakmarrje politike pas denoncimeve për inceneratorët

Ndalimi i Malltezit/ Departamenti i Mjedisit në PD: Hakmarrje politike pas denoncimeve për inceneratorët

17:50, 23/10/2023
A+ Aa A-

Departamenti i Mjedisit në Partinë Demokratike ka reaguar pas ndalimit të Jamarbër Malltezit, drejtues dhe kontributor i këtij sektori.

Deklaratë e Departamentit të Mjedisit në PD:

Ne gjykojmë se ndalimi i Prof. Jamarbër Malltezi është një hakmarrje politike, edhe për shkak të denoncimeve të mashtrimeve dhe aferave korruptive të Qeverisë në fushën e mjedisit duke filluar nga incerenatorët dhe deri tek abuzimet me burimet dhe pasuritë natyrore.

Si drejtues i këtij Departamenti Malltezi ka qenë një denoncues konstant dhe argumentues në mbrojtje të natyres dhe cilësisë se jetës duke përfaqësuar zërin dhe aksionin e shoqërisë shqiptare në kundërshtimin me të keqen.

Ndalimi i Malltezi ka qëllim, veç të tjerash, mbytjen e fjalës së lirë opozitare për të fshehur abuzimet e përditshme të kësaj maxhorance të dekompozuar.

Për misionin tonë dhe në mbështetje të Jamarbrit ne do vazhdojmë të denoncojmë çdo aferë të pushtetit në çdo veprim dhe sjellje që ndotin Shqipërinë dhe mbytin të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco