Del dokumenti/ Rama dhe Veliaj pas inceneratorit të Tiranës

Del dokumenti/ Rama dhe Veliaj pas inceneratorit të Tiranës

16:45, 22/10/2023
A+ Aa A-

CNA po sjell sot një tjetër dokument që thellon skandalin e inceneratorit të Tiranës, i cili ka marrë 110 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Ky dokument publikohet për herë të parë nga CNA dhe është një kërkesë që 3 kompani i kanë bërë zyrtarisht qeverisë shqiptare, drejtuar ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe për dijeni të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj.

Kjo shkresë tregon se 3 kompani, “Energy Recuperator” dhe “Paul Wurth Italia”, së bashku me "ITS"-në e Klodian Zotos shprehin interes për landfillin e Tiranës.

Letra është dy faqe, mban datën 23 qershor 2016 dhe shpjegon propozimet e grupit prej 3 kompanish për menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet.

Image

 “Bazuar në përvojën tonë shumëvjeçare në fushën e menaxhimit të mbetjeve, në Evropë dhe gjetkë, stafi shumë i kualifikuar dhe kapacitetet financiare të garantuara, ofrojmë shërbime dhe zgjidhje, të cilat do të zgjidhin një nga kushtet më kritike të menaxhimit të mbetjeve në Qarkun e Tiranës; le të theksojmë veprimet kryesore që ne do të propozojmë të ndërmerren:

+ Kapsulimi i mbetjeve në Landfillin ekzistues;

+ Ndërtimi i Landfillit të ri në 6 (gjashtë) muaj;

+ Ndërtimi i Impiantit të Leachate;

+ Ndërtimi i Impiantit të Riciklimit;

+ Ndërtimi i Inceneratorit për një periudhë të gjatë prej 6 (gjashtë) vitesh;

+ Menaxhimi i Mbetjeve Urbane të Tiranës për 25-30 vjet;

Në kuadër të partneritetit publik-privat, grupi i kompanive të sipërpërmendura, të cilët në kohën e duhur do të krijojnë një strukturë formale të dedikuar për të paraqitur Projekt-propozimin, shprehin interesin e tyre për të ndërmarrë financimin, projektimin dhe ndërtimin e impianteve dhe infrastrukturës publike, prodhimin e energjisë nga mbetjet, operimin dhe mirëmbajtjen e tyre deri në fund të afatit me një program shumë të rëndësishëm rehabilitimi për të gjithë zonën e kontaminuar në Landfillin ekzistues të Tiranës, sigurisht në një bashkëpunim shumë të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe Bashkinë e Tiranës”, thuhet ndër të tjera në letër.

Image

Në fund të dokumentit, shihet qarë vula e "ITS"-së dhe firma e bërë nga përfaqësuesi i kësaj kompanie, që në atë kohë ka qenë 100% në administrim të Klodin Zotos dhe dihej çfarë kompanie ishte, çfarë aktiviteti kishte, nga kush drejtohej, kjo për faktin se kishte qenë nënkontraktor në inceneratorin e Elbasanit dhe kishte marrë me koncesion direkt në emër të saj, koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

 Dokumenti i publikuar sot nga CNA, tregon se qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, por edhe nëpërmjet Bashkisë së Tiranës, kanë qenë në dijeni të faktit se pas kompanisë së inceneratorit të Tiranës qëndronte Klodian Zoto, por mesa duket të gjithë kanë bërë syrin qorr dhe veshët shurdh.

Image

Kjo sepse dokumenti e tregon qartë se kush janë 3 kërkuesit dhe më pas në vitin 2017, na shfaqet një kompani, e cila na quhet “Integrated Energy” që vjen merr koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Kjo kompani rezulton e njëjta, me këta pronarë, pra me "ITS"-në e Klodian Zotos, “Paul Wurth Italia” dhe “Energy Recuperator”, por midis kompanive të huaja ka një kontratë paraprake, e cila tregon se “Paul Wurth Italia” dhe “Energy Recuperator” janë thjeshtë dhe vetëm emra për t'u përdorur, për të plotësuar xhiron apo për të treguar se janë emra të mëdhenj në treg dhe mund ta menaxhojnë mirë landfillin e Tiranës dhe kanë kapacitete financiare prej qindra miliona eurosh.

Kontrata paraprake tregon se këto dy kompani ishin të përkohshme te Tirana, sapo të firmosej kontrata koncesionare, do të largoheshin dhe kështu ka ndodhur me “Paul Wurth Italia” që është larguar në dhjetor të 2017-ës dhe me “Energy Recuperator” që është larguar pak më vonë.

Dokumenti i publikuar sot vërteton se qeveria shqiptare, që Bashkia e Tiranës kanë qenë në dijeni të faktit se Klodian Zoto po qëndronte pas inceneratorit të Tiranës.

Për këtë ka foto, video e dokumente në SPAK, por u mohua, për më tepër publikisht shqiptarëve iu shit sikur inceneratorin e Tiranës do ta ndërtonte “Paul Wurth Italia”, megjithëse ky i fundit kishte qëndruar vetëm 5 muaj aksioner pas firmosjes së kontratës për inceneratorin e Tiranës dhe ishte larguar.

Zoto dhe Mërtiri, njerëzit e faktuar që fshihen pas inceneratorit të Tiranës

Pas inceneratorit të Tiranës qëndron Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiti. Në dokumente del Zoto, por SPAK ka provuar që gjithçka kalonte vetëm me aprovim dhe urdhër të Mirël Mërtirit.

Image

Dokumenti që tregon komunikimet e Zotos dhe Mërtirit për pagesat e inceneratorëve

Ndërkohë, dokumenti i sotëm fakton edhe njëherë mashtrimin që u është bërë shqiptarëve me inceneratorin e Tiranës dhe abuzimin me të paktën 100 milionë euro.

Dje CNA tregoi me video se kjo shumë parash ka sjellë në Tiranë thjeshtë dhe vetëm disa male me plehra.

Në Tiranë nuk ka incenerator, pamjet e publikuara tregonin gjithçka, ashtu sikundër tregon dhe ky dokument, i cili është një skandal tjetër që flet jo pak në lidhje me aferën e inceneratorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco