Këlliçi: Malltezi u arrestua për të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve

Këlliçi: Malltezi u arrestua për të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve

16:16, 22/10/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas arrestimit politik të Jamarbër Malltezit nga drejtësia e dirigjuar.

Këlliçi është shprehur se duhet një zhurmë shumë e madhe për të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve, ku denoncues kryesor ka qenë vetë Jamarbër Malltezi që nga dita e parë e bërjes publike të këtij skandali, aferë kjo e cila sapo ka shpalosur tashmë ideatorët dhe përfituesit kryesorë, që quhen Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Reagimi:

Arrestimi i Jamarbër Malltezit është një shkelje e pastër e ligjit, për shkak se më shumë sesa një hetim i pastër ligjor, është dukshëm një përndjekje e pastër politike. Jo vetëm sepse ai është familjar i Sali Berishës, por për shkak se zullumi i rilindjes ka arritur atë kulm, sa lypset një kurim duke hedhur prangat padrejtësisht në anën tjetër.

Duhet një zhurmë shumë e madhe për të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve, ku denoncues kryesor ka qenë vetë Jamarbër Malltezi që nga dita e parë e bërjes publike të këtij skandali, aferë kjo e cila sapo ka shpalosur tashmë ideatorët dhe përfituesit kryesorë, që quhen Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Jam mbështetes i drejtësisë dhe zhdukjes së pandëshkueshmërisë pa asnje kufizim. Por një drejtësi me agjendë të pastër politike, që nuk është e verbër para ligjit, por mban një sy hapur për të qenë në rregull me pushtetin, nuk i shërben aspak vendit.

Shoë dhe spektakli i gatuar në kuzhinën mediatike të qeverisë është një standard i cili duhet të refuzohet me përbuzje nga çdo qytetar. Ish hetuesi i diktaturës Kraja, i cili ka shkelur Kushtetutën e vendit duke kufizuar lirinë e Sali Berishës pa asnjë vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë, do duhej që në fakt sot të kishte çuar para drejtësisë me prova e me fakte Edi Ramën bashkë me Erion Veliajn dhe tërë shpurën e tyre që kanë 10 vite që grabisin pasuritë publike dhe të ardhmen e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco