VIDEO/ Isa Tare, ish drejtori i kompleksit ‘Partizani’, kush është enveristi që del edhe në dosjen e SPAK

VIDEO/ Isa Tare, ish drejtori i kompleksit ‘Partizani’, kush është enveristi që del edhe në dosjen e SPAK

15:53, 22/10/2023
A+ Aa A-

Njëri nga personazhet e dosjes së sajuar të SPAK ndaj kreut të Opozitës, është edhe Isa Tarja të cilit i kishin premtuar edhe një apartament por nuk e mbante mend se nga kush pronar i kishte ardhur ky premtim.

Nëse nuk ju kujtohet po ua tregojmë se Tarja është njëri nga ata enveristët që gjatë një interviste kohë më parë tregonte se si mbante ne krah arkivolin Enver Hoxhës dhe nuk i ndahej. “Ishte nder dhe respekt. Biles më shumë devotshmëri e kam bërë këtë. Unë isha nga Shkolla e Bashkuar”.

Isa Tarja është babai i Agron (Genti) Tares, ish-zv/ministër i jashtëm, drejtor i Portit të Durrësit, dhe Auron Tares, po ashtu ish-deputet i Edi Ramës. 

Pra, SPAK, ka marrë për dëshmitarë një personazh Enverist, baba i një ish-zv/ministri të kabinetit Rama dhe gjithashtu baba i deputetit socialist. 

Me të tillë dëshmitarë SPAK-u i partisë, udhëhequr nga një enverist tjetër si Arben Kraja ka arrestuar Jamarbër Malltezin pa asnjë provë, thjeshtë me dëshmitarë si në kohën e Enver Hoxhës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco