‘Nëse do të kishim drejtësi të pavarur, sot duhet të ishte arrestuar Rama, Veliaj dhe Agaçi’

‘Nëse do të kishim drejtësi të pavarur, sot duhet të ishte arrestuar Rama, Veliaj dhe Agaçi’

12:10, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nga Endrit Braimllari

Nëse do të kishim një drejtësi të pavarur sot duhet të ishte i arrestuar kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe pjesa më e madhe e kabinetit Rama.

Përfshirja e tyre është e drejtpërdrejtë në aferën më të madhe korruptive në vend atë të inceneratorëve.

Si ka mundësi që SPAK nuk vepron ndaj Edi Ramës, i cili në cilësinë e kryeministrit të vendit ka shpërdoruar detyrën duke urdhëruar kalimin e paligjshme të vendimeve të Këshillit të Ministrave brenda një dite që i hapë rrugë aferës më të madhe korruptive në vend.

Si ka mundësi që Kryetari i Bashkisë Tiranë i bën karshillëk drejtësisë në vend.

Erion Veliaj në një sistem drejtësie të pavarur sot duhet të ishte i arrestuar.

Erion Veliaj me firmën e tij në kundërshtim me ligjin mori kompetencat e këshillit bashkiak dhe ndryshoi fatin e koncesionit të inceneratorit të Tiranës i cili vjedh miliona euro dhe nuk ekziston.

Drejtësia në vend vepron me regji.

Veprimet antikushtetuese ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Deputetit të Kuvendit z.Sali Berisha tregojnë qartë që kemi të bëjmë me një drejtësi me regji që drejtohet nga Edi Rama për të tërhequr vëmendjen nga aferat korruptive dhe kanë tendencë për të ekzekutuar opozitën në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco