Agresioni serb në Veri/ Saiti: Europa e tha që është sulm terrorist por Shqipëria nuk e ka thënë akoma

Agresioni serb në Veri/ Saiti: Europa e tha që është sulm terrorist por Shqipëria nuk e ka thënë akoma

18:40, 20/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Gazmend Saiti, i ftuar në SYRI DIGJITAL me Bled Markun, ka folur për rezolutën e miratuar nga Bashkimi Europian në lidhje me sulmin terrorist të Serbisë në 24 shtator në veri të Kosovës.

Saiti theksoi se këto veprime të Serbisë kanë qënë sistematike në Kosovë duke shënuar dhjetëra incidente të tilla, duke lënë të vrarë edhe policë të tjerë në kufi.

Sipas gazetarit, Europa e tha që është sulm terrorist por Shqipëria nuk e ka thënë akoma që është sulm terrorist, pasi qeveria shqiptare e ka fshehur këtë gjë ose e ka kamufluar duke gjetur forma ose sinonime të tjera por jo fjalën terrorizëm me atë që ka ndodhur realisht në Kosovë.

Gjithashtu Saiti e ka parë me skepticizëm deklaratën e BE-së ku thotë se nqs është implikuar Serbia, pasi akoma është e rezervuar të thotë që Serbia është e implikuar drejtpërdrejtë.

Saiti: Këto veprime të Serbisë kanë qënë sistematike në Kosovë. Nga viti 2018 deri tani kanë ndodhur dhjetra incidente në Kosovë, janë vrarë edhe policë të tjerë në kufirin me Serbinë.

Europa e tha që është sulm terrorist por Shqipëria nuk e ka thënë akoma që është sulm terrorist. Qeveria shqiptare e ka fshehur këtë gjë ose e ka kamufluar duke gjetur forma ose sinonime të tjera por jo fjalën terrorizëm me atë që ka ndodhur realisht në Kosovë.

I gjithë territori i Kosovës është përdorur me formën e aneksimit pjesa e veriut të Kosovës është tentativë për ta aneksuar siç ka ndodhur në Donbas në Ukrainë.

Bashkimi Europian në deklaratat e saj thotë nqs është implikuar Serbia, akoma është e rezervuar të thotë që Serbia është e implikuar drejtpërdrejtë./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco