Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

VIDEO/ Malltezi: Veliaj u ka dhënë klaneve të drogës monopolin në Sharrë

15:39, 20/10/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi gjatë një Interviste në Edicionin e Drekës në SYRI TV me moderatorin, Arnold Karriqi, ka deklaruar se Edi Rama dhe Erion Veliaj në aferën më inceneratorin e Tiranës kanë rënë në ujdi me klanet e drogës për të ndarë së bashku paratë e taksapaguesve që ende vazhdojnë paguajnë për një  incenerator  që nuk ekziston.

Gjatë një lidhje me Skype, Malltezi është shprehur se Rama përmes Sorosit ka në dorë të gjithë drejtësinë, dhe si pasojë askush nuk përfshihet në hetim, madje as SPAK.

“Në Tiranë kemi të bëjmë me paratë e pisëta që i ndajmë përmes Erion Veliajt dhe Edi Ramës me të gjithë klanet e drogës dhe mafias ndërkombëtare.

Mesa duket këto kanë rënë në ujdi me Klodian Zoton, me Mirel Mërtirin, Miliad Lopa dhe Presezzi që të ndajnë paratë. Meqënëse është një biznes që e paguajnë taksapaguesit përmes një delinkuenti si Erion Veliaj, është një biznes i garantuar. Pra, 100milion euro këto mund ti gjejnë sepse këto 100 milion euro këto mund ti bëkan brenda pak vitesh përmes faturave që i paguajmë ne si taksapagues.

Ne vumë re që këto nuk ishin fare inceneratorë  dhe vidheshin paratë për të paguar Edi Ramës, Erion Veliaj e gjithë çetën e këtyre banditëve, nga kreu i shteti deri në tubat e pastrueseve përfundonin gjithë këto milion euro.

Mesa duket këto kanë pasur takime të vazhdueshme mes njëri-tjetrit gjatë vitit të kaluar për t’i treguar që ndonëse kemi një problem , kemi vjedh këto para dhe nuk kemi bërë investimin, në çdo vend tjetër do përballeshe me ligjin, mesa duket Erion Veliaj vazhdon paguan miliona e miliona euro. Kjo është një minierë floriri sepse nuk paguhen vetëm për mbetjet, por edhe për mbetjet e ndërtimit.

Paguhet edhe për inertet, edhe për dherat që nuk janë mbetje fare. Erion Veliaj i ka dhënë një monopol të shumfishtë këtyre në Sharrë.

Këto marrin guxim nga Edi Rama. Ky guxim ndodh sepse Edi Rama përmes Sorosit ka kapur të gjithë gjithë drejtësinë. Këtu nuk vepron drejtësia, nuk vepron SPAK-u, fshihen.

Kjo është një aferë shumëplanëshe ku prokuroria është si ‘qenush i rrahur’ që ndjek urdhrat e Edi Ramës që nuk guxon as të hetojë e as të ndërmarrë veprime.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco