‘Nga Hamasi te Arben Ahmetaj’/ Rama krahason ish-zëvendësin e tij me Hamasin

‘Nga Hamasi te Arben Ahmetaj’/ Rama krahason ish-zëvendësin e tij me Hamasin

22:42, 19/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan dhe për ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj i cili aktualisht është i kërkuar nga drejtësia shqiptare për disa akuza që lidhen me inceneratorët.

I pyetur në mënyrë direkte se ku ndodhet Ahmetaj, kryeministri thekson se nuk ka asnjë dijeni por kujtojmë se zvkryeministri ishte kampioni i qeverisë Rama 2.

-Ku është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj? Numri dy i qeverisë tuaj që drejtonte mbledhjet e qeverisë në mungesën tuaj?

Edi Rama: Nga Hamasi te Arben Ahmetaj…

-Ku është Arben Ahmetaj?

Edi Rama: Po pse çfarë lidhje kanë këto dyja përshembull?! Ky vendi që është më mirë se vendet e tjera rreth e rrotull as nuk diskutohet, që ky vendi është më mirë se nga ç’ishte dhe se pengimi nga vetvetja ka filluar ta largojë, këtë e provon dhe arsyeja pse pyesni ju. Sepse ka filluar të funksionojë dhe diçka tjetër që s’ka pas funksionuar.

-Ku është zv.kryeministri juaj?

Edi Rama: Ish!

-Ish-zv.kryeministri juaj. Keni dijeni se ku ndodhet?

Edi Rama: Fare!

-Kur keni komunikuar për herë të fundit me të?

Edi Rama: Shumë kohë përpara.

-A kishit dijeni zoti Rama siç doli nga hetimet e SPAK për lidhjet shumë të forta me bosët e inceneratorëve, ju kam thirrur në studio, u kam pyetur gjithmonë, e keni mohuar…

Edi Rama: Çfarë të kam thënë ta them prapë. 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do ta bëja prapë atë punë.

-Me gjithë aferat brenda asaj dosje?

Edi Rama: Aferat nuk janë pjesë as e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës e as gjithë atij mundi që është bërë, nuk janë aferat që e kanë pastruar Tiranën, është ajo gjëja atje…Kurse kur në një punë të përbashkët, dikush ose disa duan të bëjnë një rrugë e dy punë, atëherë rrugët ndahen. Ata nuk vazhdojnë më në rrugën e përbashkët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco