Vangjeli: Gazmend Bardhi është kryetari i grupit parlamentar të PD

Vangjeli: Gazmend Bardhi është kryetari i grupit parlamentar të PD

22:04, 19/10/2023
A+ Aa A-

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në studion e ‘Çim Peka Live’ se kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike është Gazmend Bardhi.

Ai shprehet se është pro dhe duhet të ngrihen komisionet hetimore

“Në konkurencën mes të drejtës morale dhe të drejtës formale për kryetarin e grupit të Partisë Demokratike  besoj se është shumë e qartë që kryetari i grupit është zoti Bardhi, i pranuar nga shumica dërrmuese e deputetëve të opozitës dhe kjo është një e drejtë legjitime e opozitës që të vendosë  një gjë të tillë.

Kjo është e para, e dyta ka të bëjë me komisionet hetimore. Nuk ka absolutisht asgjë të keqe, përkundrazi e keqe është e kundërta që të ngrihen komisionet hetimore” u shpreh Vangjeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco