Opozita merr Kuvendin/ Zyla: Për mazhorancën është më e frikshme Prokuroria se sa Komisioni Hetimor

21:44, 19/10/2023
A+ Aa A-

Julian Zyla gazetar, analist i ftuar në 'Çim Peka Live' u shpreh se për mazhorancën është më e frikshme Prokuroria se sa Komisioni Hetimor.

Unë besoj që këto veprime politike të opozitës, si diegia e mandateve dhe çdo veprim politik ka dhe efektet e veta politike, pra nëse njerëzit do jenë dakort me atë që thuhet, i bie që pas ditës së sotme numrat e votuesve të opozitës janë shtuar. Më një llogari të thjeshtë.

Duket sikur sot ka një dakortësi të opinionit publik mbi veprime tërësisht normale dhe politike të opozitës të cilat nuk lënë të diskutohet për formën çka pastaj të çon në diskutime për përmbajtjen.

Sa i përket përmbajtjes unë e shoh nëse do ishin prentendime dhe përballje juridike, atëherë opozita do i jepte drejtim shumë thjeshtë, mendoj për vetë peshën që ka një opozitë parlamentare në Gjykatë Kushtetuese.

Por unë besoj që shumica parlamentare nuk i njeh rregulloret aq mirë dhe nuk shkon në shkelje, nuk ja bëjnë këtë nder opozitës që të shkojnë në përballje juridike.

Kemi një përballje politike si vetë protesta, efektet i ka politike sepse unë besoj që për shumicën ose për njerëzit që qeverisin është më e frikshme Prokuroria se sa Komisionet Hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco