Rama i panikosur nga bashkimi i opozitës: Nuk e di kush është opozita

Rama i panikosur nga bashkimi i opozitës: Nuk e di kush është opozita

21:47, 19/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e di se kush është Partia Demokratike pasi sipas tij janë më shumë se dy copa.

Kujtojmë se lëvizjet e fundit në kampin opozitar dhe kalimi i shumicës së deputeteve me Berishën e kanë panikosur Ramën nisur dhe nga mbetja vetëm e pengut të tij, Lulzim Brava.

Bashkimi i opozitës në një front të vetëm dhe paralajmërimi se do të ketë reagime të fuqishme dhe protesta në të gjithë vendin ka bërë që Rama të ndryshojë mendim dhe nga një mohim i fortë i realitetit, tani të shprehet se nuk e di se kush mund të jetë opozita.

Në një intervistë në “Opinion” ai tha se opozita përfaqëson një çorbë.

“Çfarë ndodh në Shqipëri është në focus në çdo detaj se çfarë ndodh në një botë tjetër nuk kam pse merrem me të (e ka fjalën për opozitën). Përfaqëson një çorbë. Thoni për Partinë Demokratike por unë nuk e di kush është Partia Demokratike sot, flas politikisht aty janë më shumë se 2 copa.”, tha Rama.

Kush i përfaqëson votat e opozitës?

“Është detyra e atyre që janë atje t’i përfaqësojnë. Unë I përfaqësoj si kryeministër. Më interesojnë si qytetarë e familjarë që kanë të drejtë të qeverisen.”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco