Xhixho: Partia e Lirisë mbështet kërkesën e studentëve të mjekësisë për shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese

Xhixho: Partia e Lirisë mbështet kërkesën e studentëve të mjekësisë për shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese

14:32, 19/10/2023
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë së Lirisë mbështesin kërkesën e studentëve të mjekësisë për shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese.

Njoftimin për këtë inisitiave e ka dhënë me një shenim në fecebook Deputetja Erisa Xhixho.

Postimi:

Deputetët e Partisë së Lirisë mbështesin kërkesën e studentëve të mjekësisë për shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese.

Mbështetje të plotë për studentët e mjekësisë, të cilëve në mënyrë antikushtetuese, të padrejtë dhe pa u dhënë mundësinë të dëgjohen, qeveria vendosi t’u marrë peng diplomën për pesë vjet pas përfundimit të studimeve.

Kemi qenë në krah të kërkesave të tyre të drejta që në krye të herës dhe kemi këmbëngulur që zëri i tyre të dëgjohet, ndaj sot firmosëm kërkesën për ta çuar ligjin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Një qeveri që injoron dramën e emigracionit të trurit, nuk mund ta zgjidhë atë me ligje që shkelin të drejtat e mjekëve të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco