Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Këlliçi: I dhamë SPAK-ut dokumentet autentike për inceneratorët! Skema shkon deri te Veliaj dhe Edi Rama!

Këlliçi: I dhamë SPAK-ut dokumentet autentike për inceneratorët! Skema shkon deri te Veliaj dhe Edi Rama!

13:36, 19/10/2023
A+ Aa A-

"Për fatin e keq të qytetit, sot Tirana drejtohet nga kampioni i hajdutërisë në këto 33 vite, që quhet Erion Veliaj dhe sigurisht ai është dhe përfituesi dhe ideatori kryesor i vjedhjes në landfillin e Sharrës, në inceneratorin e Tiranës."

"Unë kam depozituar ditën e djeshme pranë SPAK-ut dokumentet autentike dhe origjinale për të cilat edhe vet institucioni i drejtësisë kur ka kërkuar informacion pranë institucioneve, nuk ka marrë përgjigje." 

Partia Demokratike ka dorëzuar më 18 tetor 2023 në SPAK, një dosje voluminoze prej 653 faqesh me prova dhe dëshmi për zbulimin e plotë të aferës qeveritare të inceneratorëve. Kjo dosje ishte  produkt i një pune voluminoze 4- mujore të një grupi ekspertësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë shqyrtuar 30 mijë deri në 40 mijë faqe dokumentesh. E veçanta e kësaj dosjeje –dëshmi është se Partia Demokratike ka arritur të gjejë dhe të dorëzojë në SPAK, dokumente autentike që thuhej se nuk ekzistonin në institucionet shtetërore  që kishin të bënin me projektin e zhvatjes së qindra milionë eurove.

“Janë detaje që nuk janë bërë publike deri më sot dhe as SPAK nuk i ka, Jam i bindur që nuk i ka këto dokumente, sepse është bërë një mish-mash,” theksoi Këlliçi..

Si i gjetën, ku i gjetën, çfarë pritet tashmë nga SPAK? Belind Këlliçi, misionari që i dorëzoi këto prova në SPAK dje, ka treguar disa detaje sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV. Thelbi: “kjo skemë shkon tek Erion Veliaj dhe është e pamundur që kjo skemë të mos shkojë tek Edi Rama!”. 

PJESË NGA INTERVISTA E Z. BELIND KËLLIÇI NË KAFE SHQETO

Kafe Shqeto: z. Këlliçi, a keni pasur një motiv personal për ta vazhduar këtë betejë dhe ndërkohë, si ndiheni, kur lufta mes klaneve të brendshme të pushtetit është edhe më e ashpër se ç’ishte? A keni frikë se mos humb në kakofoninë e përplasjeve Ahmetaj – Veliaj - Rama në distancë?

Belind Këlliçi:  Është e vërtetë që ka një konflikt të brendshëm në PS dhe nuk është aspak konflikt parimor, që të jemi të qartë dhe të publikun. Që Arben Ahmetaj është nja nga drejtuesit dhe zyrtarët më të korruptuar të Rilindjes në këto dhjetë vite, kjo është e padiskutueshme; që Arben Ahmetaj është një nga abuzuesit më të mëdhenj me financat publike në këto dhjetë vite, kjo është e padiskutueshme por që Arben Ahmetaj nuk ka as 1/100 e rolit të Erion Veliaj në rastin e inceneratorit të Tiranës, në vjedhjen e inceneratorit të Tiranës, edhe kjo është e padiskutueshme.

Përpos faktit që ka një përplasje të brendshme shumë të fortë brenda Partisë Socialiste se kush do ta bëjë burgun e radhës (me OK-ein e “timonierit” të madh, e komandantit të madh Edi Ramës sepse është ai që i lëshon një nga një të gjithë dhe në fund ai flet për suksese në drejtësi, për sukseset e reformës, sa herë që ministra, zv.kryeministra, kryetarë bashkie bien në burg) unë kam vendosur të mbetem i fokusuar tek kjo çështje, që për shkak të situatën politike edhe për shkak të diktimit nga ana e Edi Ramës të rrethanave të opozitës (sepse tani kemi arritur në një situatë ku Edi Rama të cakton edhe kryetarin e opozitës, të cakton dhe grupin parlamentar, Edi Rama të cakton edhe rendin e ditës, të cakton edhe bashkëkryetarin e reformës zgjedhore) unë nuk kam dashur të humbas kohë.

Ajo dosje me 653 faqe që ne kemi dorëzuar dje është fryt i një pune të paktën katërmujore i kësaj periudhe, jo vetëm i imi. 

Që në muajin qershor (pak javë se me atë që ndodhi më 14 maj dhe unë kam pasur nevojë të bëj një tur dhe të falënderoj bashkëpunëtorët e mi në fushatë, edhe të ulem të shoh situatat ku kanë qenë në raport me zgjedhjet, me gabimet që ka pasur edhe vet Partia Demokratike, edhe fushata jonë e të gjitha, edhe me denoncimet (është prodhuar një libër gjigant për farsën elektorale të 14 majit, që sigurisht ka ardhur si fryt i një pune të madhe dhe i fakteve të mbledhura në terren) - kemi vendosur të ngrinim një grup ekspertësh pranë PD-së me ekonomistë, financierë, inxhinierë, juristë shumë të zotë të cilët kanë shfletuar (ta garantoj këtë) pothuaj 30 - 40 mijë faqe dokumente, të cilat ne i kemi mbledhur gjatë një periudhe shumë të gjatë kohore e që nuk kanë qenë të shqyrtuara edhe më parë.

Ajo që ne kemi paraqitur ditën e djeshme në SPAK, drejtuar drejtpërsëdrejti z. Altin Dumani, drejtues i SPAK, është fryt i një pune shumë të madhe katërmujore i një grupi ekspertësh pranë PD-së që jo pak herë edhe janë intimiduar; fryt edhe një pune gazetareske; një sërë gazetarësh na kanë ndihmuar që shpeshherë janë përballur me “baltën” e inceneratorëve, me “baltën” e propagandës mediatike, por se jam i bindur që pas ditësh së djeshme, SPAK nuk ka asnjë arsye për të mos vepruar në rastin e inceneratorit të Tiranës, me përgjegjësit e vërtetë.

Nuk janë realisht përfituesit realë (dhe me letra janë Klodian Zoto, pa diskutim është Mirel Mërtiri) nuk janë këta truri! Absolutisht kjo skemë shkon tek Erion Veliaj dhe është e pamundur që kjo skemë të mos shkojë tek Edi Rama. 

Erion Veliaj – unë kam publikuar dokumente edhe gjatë verës, të tjera, me firmën e tij, se si ka firmosur aneks-kontratën që është një dokument që hap lojën dhe nis tiparin e pagesave. Është Veliaj që ka garantuar të gjithë lehtësinë e procedurave dhe si kryebashkiak për inceneratorin e Tiranës, për lejen e ndërtimit, se në fund të ditës i ka shërbyer biznesit të tij. Kështu që është e pamundur që të mos i shohë SPAK-u këto, është e pamundur.

Kafe Shqeto: Cilat janë ato zbulime të reja që nuk janë bërë publike më parë, pasi flitet se kjo dosje përmban një dokumentacion zyrtar që SPAK nuk ka arritur ta gjejë në institucione?

Belind Këlliçi: Do të jap dy tre raste të vogla dhe për ta kuptuar publiku. Duke qenë se ne kemi marrë një vendim të përbashkët, pra kemi dorëzuar dosjen ditën e djeshme, sigurisht që do t’i japim kohën institucionit të SPAK-ut për të bërë hetimet e veta. Ne jemi të hapur për çdo pyetje. Jemi të hapur për çdo bashkëpunim dhe nuk e kemi nisur me paragjykim aspak. Pra, unë prezumoj faktin se ata nuk kanë pasur informacion; ia kam çuar dosjen dje me firmën time dhe të dhënat dhe mendoj që t’u jap kohën e duhur për t’i shqyrtuar. Por po ju jap një detaj për të kuptuar se çfarë kemi depozituar.

Edhe gjatë periudhës së Komisionit Hetimor parlamentar ka pasur një sërë institucionesh të cilat nuk i janë përgjigjur kurrë kërkesave për informacion që ne kemi dërguar. Tetë herë nuk kanë plotësuar afatet dhe nuk ka pasur asnjë masë ndaj tyre, por ka pasur mjaft raste të tjera kur këto dokumente ne “nuk i disponojmë. Këtë kontratë, këtë letër etj etj. nuk i disponojmë”...

Unë kam depozituar ditën e djeshme pranë SPAK-ut dokumentet autentike dhe origjinale për të cilat edhe vet institucioni i drejtësisë kur ka kërkuar informacion pranë institucioneve, nuk ka marr përgjigje. Ka marrë përgjigje se nuk ekzistojnë këto dokumente, se janë grisur... Sigurisht grisen në protokoll dhe janë zhdukur nga protokolli i institucioneve.

Ta garantoj që dokumentet autentike unë i kam depozituar dje që shërbejnë si indice për të nisur dhe zgjeruar hetimin sikundër kam depozituar fakte, komunikime, shkëmbime komunikimesh elektronike kryesisht që faktojnë që edhe një pjesë e letër-porosive që ka dërguar organi i akuzës dhe një pjesë e dëshmive që ka marrë nga persona kyç të kësaj afere dhe  aksionerët aktualë, edhe të huajt ata që janë marrë në pyetje, ata kanë gënjyer sërish nën betim.

Jo vetëm siç ka bërë Farudin Arapi, Administratori Shtetëror të cilin e kam denoncuar javën e kaluar dhe e kam çuar në SPAK, por edhe të huajt kanë gënjyer kur kanë thënë që nuk kanë asnjë kontakt, nuk e dinë se kush është zoti Mirel Mërtiri, kush është Klodian Zoto, si është bërë ndërlidhja e këtij operacioni, nuk kam pasur kontakte, kur ndërkohë kam çuar dokumentacione të plota që jo vetëm faktojnë që janë në dijeni por dhe janë takuar në mënyrë periodike, kanë marrë urdhra nga këta individë, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në këtë mënyrë duke pasur funksionim si grup i strukturuar kriminal.

Kështu që në këtë moment nisem me prezumimin që organi i akuzës nuk i ka pasur këto dokumente këto informacione dhe padyshim dua që unë t’i jap mirëbesimin dhe kohën e duhur për t’i shqyrtuar të gjitha se është dosje voluminoze.

Nga ana tjetër kemi depozituar edhe dokumente financiarë që janë autentikë që depozitohen dhe dorëzohen për herë të parë: llogari bankare, transaksione, të cilat janë bërë në banka të ndryshme në Europë dhe më gjerë, që i kemi depozituar dje shtuar këtu me një kallëzim tjetër që kemi bërë javën e kaluar me një tekst në kallëzim që z. Faradin Arapi ka gënjyer edhe nën betim. Edhe ai ka gënjyer nën betim!”ar.sh/SYRI.NET

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco