Çim Peka-Haxhiut: Baton të kanë gënjyer, i vetmi që kërkoi sanksione kundër Serbisë është Olaf Scholz

Çim Peka-Haxhiut: Baton të kanë gënjyer, i vetmi që kërkoi sanksione kundër Serbisë është Olaf Scholz

13:11, 19/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka debatoi me kolegun Baton Haxhiu gjatë një debati në emisionin Pressing në televizionin e Kosovës, T7.

Peka deklaroi se Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të pavërtetë, kur tha se Edi Rama kishte kërkuar sanksione kundër Serbisë në samitin e Procesit të Berlinit. Sipas Pekës, i vetmi kryeministër që ka kërkuar sanksione, ka qenë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Problemi është ata që e urrejnë Kosovën për Ramën. Sepse të kesh inat Kosovën pse Rama nuk është dakord me ta, ky është absurditeti.

Po ta urresh Ramën për Kosovën, ky është normaliteti më i madh. Unë futem te këta, nëse quhet urrejtje, e urrej Ramën për Kosovën”.

“Edhe diçka Baton, the një lajm të hënën, po të kishin gënjyer. The se Rama ka kërkuar në samit të vendosen sanksione për Serbinë. E pavërtetë, mashtrim!

I vetmi kryeministër që ka kërkuar sanksione është kancelari Scholz. I vetmi që ka kërkuar sanksione me dyer të mbyllura është Scholz. Rama nuk ka kërkuar në asnjë rresht sanksione për Serbinë,” tha Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco