Berisha: Çuçin e kanë përzënë nga Zvicra për drogë, ai është një gënjeshtar i paskrupullt

Berisha: Çuçin e kanë përzënë nga Zvicra për drogë, ai është një gënjeshtar i paskrupullt

12:36, 19/10/2023
A+ Aa A-

Vazhdim i deklaratës së Kryetarit të PD, z. Sali Berisha, në dalje të Kuvendit, pas protestës së deputetëve të opozitës në parlament dhe qendrimeve që mbajti kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ndaj revoltës së kolegëve. 

Lexo edhe: "Asgjë nuk na përjashton ne nga parlamenti! Ne jemi sot parlamentarët e vërtetë të kombit!"

Berisha: Së fundmi, akti kulmor i shëmtuar, i caktojnë opozitës përfaqësuesit në komisionin zgjedhor. Ky do ishte Çuçi që është një mashtrues ordiner. Ju bëj thirrje të hetoni pak për Çuçin. Ka nevojë të hetohet.

Hetoni pak a është përzënë nga Zvicra dhe pse është përzënë? Nga Gjeneva. Informacionet e mia janë pa diskutim, por interesante për publikun janë hetimet e gazetarëve.

Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva. Ka qenë më studime atje. Student. 

Është përzënë për drogë. E di vetë ai.

E dyta, pyesni pak se kush është Aranit Arapi. Unë e kam këtu në librarinë dixhitale kushedi sa informata të qytetarit dixhital për të. Aranit Arapi është krahu i djathtë i Saimir Tahirit në trafikun e drogës për kohën kur ishte.

Për hir të vërtetës, e përzuri Fatmir Xhafaj. Një njeri që nuk e mori Sandër Lleshaj, e kish edhe mirditor, por nuk e mori se e dinte se nxinte. E mori ky dhe e bëri këshilltar kryesor.

Ajo sera që u kap me 90 gra në Berat, mbikëqyrjes nga Çuçi dhe Araniti.

Tani Çuçi është një gënjeshtar i paskrupullt. Kur themi që komisioni është ngritur mbi bazë konsensusi, nuk nënkupton kurrë që ne do i caktojmë njëri-tjetrit me konsensus anëtarët. Komisioni funksionon mbi bazën e konsensusit. Dmth që ligjet, nenet që ai miraton, duhet t’i miratojë me konsensus.

Dhe e tillë ka qenë në 32 vite."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco