Xhaferri: Opozita e bashkuar luftë për rikthimin e legjitimitetit në Parlament!

Xhaferri: Opozita e bashkuar luftë për rikthimin e legjitimitetit në Parlament!

11:12, 19/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Sot deputët e Partisë Demokratike kanë vendosur në shenjë protestë të bllokojnë punimet e Parlamentit, teksa shkak për këtë masë ekstreme janë bërë shkeljet e rregullores në mënyrë antiligjore nga Kryetarja e Kuvendit.

Opozitës që përfaqëson gjysmën e shqiptarëve i mohohet fjala, i mohohen komisionet hetimore, u mbahen peng projektligjet dhe rezolutat.

Parlamenti kërkon ti diktojë opozitës kreun e grupit parlamentar dhe kreun e saj sipas orekseve të Edi Ramës.

Opozitës ju refuzua kërkesa për komision hetimor për aferën McGonigal që ka minuar marrëdhëniet me aleatin tonë strategjik.

Parlamenti rrëzoi  opozitës kërkesën për komision hetimor për çështjen e Butrintit.

Opozitës i minohet koha në Parlament pasi ndërpritet transmetimi dhe i vetmi mjet i saj mbeten rrjetet sociale për të transmetuar fjalën e deputëtëve në foltoren e Parlamentit.

Përjashtimet nga Parlamenti i deputetëve të opozitës janë kthyer në standard që i shkon për shtat vetëm regjimeve autokratike.

Sot çdo shqiptar i ndershëm, i dinjitetshëm dhe zë i lirë duhet të jetë krah opozitës që po mbron themelet e pluralizmit në tempullin e demokracisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco