Do kundërshtojnë ligjin në GJK, 30 deputetë të PD mbështesin studentët e mjekësisë

Do kundërshtojnë ligjin në GJK, 30 deputetë të PD mbështesin studentët e mjekësisë

14:30, 18/10/2023
A+ Aa A-

30 deputetë të Partisë Demokratike kanë dalë në mbështetje të studentëve të mjekësisë që kërkojnë shfuqizimin e ligjit që i detyron ato të punojnë në Shqipëri për 5 vite ose në të kundërtën do duhet të paguajnë shifrën prej 250 mijë lekësh për një vit.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar për një kërkesë të përgatitur nga studentët e mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë që nuk pajisë për 5 vite me diplomë mjekët e rinj. Grupi Parlamentar i PD ka vendosur ta mbështesë këtë kërkesë dhe kanë nënshkruar dje në mbledhje kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetutese për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

‘Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.’ - shkruan Bardhi.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është ‘i padrejtë’. ‘Kushte s’kemi, por kemi Kushtetutë’’, ‘Mjekësia bojkoton’, ‘Duart e prangosura s’mund të kurojnë!’, thuhen në disa prej pankartave më pikantë të studentëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco