Diskutimet me dyer të mbyllura të grupit të PD, Berisha: Letër kancelarive, jo bojkot!

Diskutimet me dyer të mbyllura të grupit të PD, Berisha: Letër kancelarive, jo bojkot!

14:20, 18/10/2023
A+ Aa A-

Diskutimet me dyer të mbyllura brenda mbledhjes së përbashkët të grupit të demokratëve, mbështetës të grupit të ish-kryeministrit Berisha dhe ata të grupit të Bardhit, janë publikuar pjesërisht nga BalkanWeb në një artikull sot. Bëhet fjalë për diskutimet nga mbledhja e djeshme e demokratëve, ku u fol për një aksion më të fortë opozitar.

Sipas BW, gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për një qëndrim unison, ndërsa sugjeroi që opozita të mos lejojë që të zhvillohej aktivitet normal parlamentar. “Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje te rrezoje kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore. Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë.”, tha Bardhi.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha, sipas BW, sugjeroi që të bëhej një letër publike dhe t’u sqarohej kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh në Kuvend dhe se si trajtohej opozita. Po ashtu ai si hap të dytë sugjeroi që të mblidheshin bashkë me partitë aleate të PD-së ku të diskutohej mbi situatën.

“Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike dhe t'ua shpërndajmë kancelarive, ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, së çfarë po ndodh me opozitën. Më pas duhet te mbledhim partitë aleate, ku mund te diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato,” citoi BW, Berishën.

Ndërkohë Berisha u shpreh kundër bojkotit parlamentar. “Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë neper këmbë opozitën, siç ndodhi ne seancën e fundit parlamentare.”, tha ai.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco