Braimllari: Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor dhe pronari i vetëm i inceneratorit të Tiranës

Braimllari: Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor dhe pronari i vetëm i inceneratorit të Tiranës

14:00, 18/10/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një dekalaratë nga selia e Partisë së Lirisë ka treguar se Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor dhe pronari i vetëm i inceneratorit të Tiranës.

Ai është shprehur se qytetarët e Tiranës po paguajnë 80 mijë dollarë çdo ditë për një incenerator që nuk ekziston.

Gjithashtu ai ka përmendur se Erion Veliaj hoqi fondin dedikuar në buxhetin e Bashkisë Tiranë për arsimin 4,3 milion euro duke ia transferuar  inceneratorit të Tiranës.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari

Përshëndetje!

Inceneratori i Tiranës i sekuestruar nga SPAK si provë krimi ka një pronar të vetëm kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Erion Veliaj me firmën e tij në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak i hapi rrugë inceneratorit që nuk ekziston i cili gllabëron çdo ditë para nga qytetarët e Tiranës.

E gjithë Shqipëria e di, se Erion Veliaj është përgjegjës dhe përfitues kryesor i krimit të ndodhur me inceneratorin e Tiranës.

Firma e Erion Veliajt në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak ndryshoi fatin e koncesionit të inceneratorit duke i dhënë dritë jeshile miratimit të tij.

Qytetarët janë të vetëdishëm që në landfillin e Sharrës nuk ka incenerator por funksionon landifilli si vendgrumbullimi për mbetjet sic ishte pa nisur koncesioni.

Qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 80 mijë dollarë me qëllim që mbetjet të incenerohen por kjo nuk ndodh.

Bashkia e Tiranës me firmën e Erion Veliaj paguan çdo ditë 29 euro për ton inceneratorin.

Erion Veliaj hoqi fondin dedikuar në buxhetin e Bashkisë Tiranë për arsimin 4,3 milion euro dhe këtë fond e transferoi te  inceneratori i Tiranës.

Propaganda e Erion Veliaj që investon në arsimin e Tiranës tashmë ka rënë.

Erion Veliaj në bashkinë e Tiranës rriti taksat dhe tarifat vendore, gllabëroi qytetarët nëpermjet tenderave fiktiv, betonizoi qytetin si mjet për të fituar para dhe shkatërroi arsimin për të çuar paratë tek inceneratori që nuk ekziston.

Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor dhe pronari i vetëm i inceneratorit të Tiranës. SPAK duhet ta hetojë deri në fund për këtë vepër penale Erion Veliajn e cila po i shkakton dëm të përditshëm, qytetarëve të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco