Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Xhaferri: Izolimi i Kosovës nga Franca - një shashkë! Alarm është dakortësia nga Tirana, nga Edi Rama! Besart Xhaferri, kryetar i Forumit Rinor të PD

Xhaferri: Izolimi i Kosovës nga Franca - një shashkë! Alarm është dakortësia nga Tirana, nga Edi Rama!

13:15, 18/10/2023
A+ Aa A-

Një qëndrim i ndjerë i z. Besart Xhaferri, kryetar i Forumit Rinor të PD-së, pas deklaratës së rëndë të Presidentit të Francës Emmanuel Macron kundër Kosovës, i mbështetur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

Z. Xhaferri, i ftuar sot në emisionin kafe Shqeto në SYRI TV, ndër të tjera tha dhe këto fjalë:

“Nuk i takon Francës që të pezullojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por i takon Këshillit të Europës! Franca nuk është Këshilli i Europës, është një shtet anëtar, e cila ka të drejtë ta propozojë pezullimin e lëvizjes, por i takon Këshillit të Europës për ta hedhur në votim dhe ta votojë në shumicë apo në pakicë.

Kjo gjë i ka ndodhur edhe Shqipërisë në 2019-ën kur Holanda propozoi pezullimin e lëvizjes ë lirë për qytetarët e Shqipërisë dhe Këshilli i Europës mori një vendim për mos ta konsideruar atë kërkesë.

Ajo që unë shoh është thjesht një shashkë; është dhe një shenjë force e një shteti që do të tregojë që është në skenën ndërkombëtare ai që vendos për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kur të gjithë e dimë shumë mirë që nuk është tek shtetet kryesore që kanë bërë arbitrimin e marrëdhënieve tona, për arsye të historisë së tij të marrëdhënieve shumë të ngushta që mund të ketë pasur me Serbinë dhe në të shkuarën.

Megjithatë, unë një pyetje kam ndaj z. Macron dhe ndaj opionit publik: e zëmë se Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë sot janë në kondita të barabarta, të dyja kanë lëvizje të lirë të qytetarëve në zonën Shengen dhe e zëmë, të dyja e kanë thyer këtë pakt franko-gjerman. Atëherë, pse nuk kërcënohen të dyja me pezullimin e lëvizjes së lirë, por kërcënohet vetëm Kosova?!

Nga këtu, i gjithë opinioni publik e kupton që është vetëm një shantazh që i bëhet një shteti, i cili meriton që të fillojë lëvizjen e lirë një orë e më parë, sepse ka ngelur në një “geto”, është shteti i fundit në territorin evropian që është i izoluar në lëvizjen e lirë në zonën Shengen.  I fundit!

Pra, edhe shtete si Moldavia, Armenia, Gjeorgjia, që janë shumë hapa mbrapa Republikës së Kosovës, Bjellorusia po ashtu ka lëvizje të lirë në zonën Shengen - si ka mundësi që Republika e Kosovës, që nuk ka këto probleme që kanë pasur ato shtete (sidomos Bjellorusia  që është një regjim diktatorial) nuk ka lëvizje të lirë?!

Ky ka qenë një dënim që i është bërë qytetarëve të Kosovës nga disa rryma brenda Bashkimit Europian, nga disa rryma në shtetet e fuqishme siç është edhe Franca, për pavarësinë ndaj republikës serbe. Ndaj ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar për ta kundërshtuar këtë deklaratë. Është një deklaratë shumë e ulët që një president mund të bëjë; të merret me lëvizjen e lirë të qytetarëve që kanë nevoja arsimore, shëndetësore, shumë nevoja...

Ajo që ne duhet të na alarmojë pa fund është që ai vjen dhe ka guximin ta bëjë atë deklaratë nga Tirana. Unë dje bërë nja paralelizëm: Franca është vend i G-7 e ne kemi pasur rrallë vizita të drejtuesve të këtyre shtatë vendeve kryesore të botës dhe në një vizitë në 2007 kur erdhi zoti Bush, deklarohej nga Tirana Pavarësia e Kosovës dhe në 2023, kur vjen zoti Macron, deklarohet izolimi i Kosovës po nga Tirana!

Këtu e bën diferencën, Kryeministri të cilin ky kryetar shteti të fuqishëm, e ka në krah në vendin tonë. Unë nuk e mendoj se duhej të ekzistonte ndonjë kryeministër shqiptar që mund të lejonte atë deklaratë nëse ajo bëhej e paramenduar, e dakortësuar më herët!

Nëse një drejtues do ta bëjë atë në mënyrë surprizë, është i lirë, sepse deklarata Live është , por dukej që z. Rama ishte komplet dakord me këtë sanksionim, madje duke i shtuar edhe doza tragji-komedie, dramatike që “po, Kosova po ia fut vetes, po shkatërron veten, kini kujdes vëllezër të Kosovës nga Albin Kurti” etj.

E ktheu edhe atë në një parodi lufte politike, që ai s’ka pse të bëjë luftë politike sidomos me një kryeministër të Kosovës, vetëm nëse ai mendon që i merr skenën e protagonizmit që ai do të bëjë si “baba i gjithë kombit, i shqiptarisë”.

Ai e ka humbur atë gjë dhe po i rrëshqet nga dora dita ditës, po problemi është se po bën shumë dëme të tjera në çdo moment që nxjerr fjalë nga goja për Kosovën.

Gjëja më e mirë që ai mund të bëjë për Kosovën është të heshtë dhe t’i lërë vetë t’i kryejnë punët si të duan shqiptarët e Kosovës me faktorin ndërkombëtar, sepse vetëm po dëmton, nuk po ndihmon aspak!”/ar.sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco