Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

VIDEO/ Plas keq debati në KAFE SHQETO: Boll folët politikisht, më lër të mbaroj mendimin

VIDEO/ Plas keq debati në KAFE SHQETO: Boll folët politikisht, më lër të mbaroj mendimin

12:11, 18/10/2023
A+ Aa A-

Për të folur në lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën, ishin thirrur në KAFE SHQETO, Besart Xhaferi, kryetar i FRPD dhe Hisen Berisha, deputet i PDK-së.

Mirëpo gjatë bisedës ka plasur një sherr mes moderatorit të emisionit Flavio Qarrit , deputetit të PDK-së dhe të ftuarit tjetër Xhaferit. Sherri filloi kur zoti Berisha kërkoi fjalën në minutat para se të mbyllej intervista.

Hiseni: Nuk bën të inkurajohet Kurti as qeveria e Kosovës dhe as Kosova në sjellje në raport me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç bën Serbia.

Xhaferi: Zoti Berisha, në këtë intervistë prej 40 minutash ju keni folur 30 minuta kundra Kurtit. Të paktën më ler dhe mua të bëj deklaratën që dua të bëj.

Berisha: Ju folni me ngjyrim, me shije etike se varet prej medias. Unë e di si ndahen mediat në Shqipëri se kam jetuar atje.

Xhaferi: Dhe ju 30 minuta keni goditur zotin Kurti. Keni bërë politikë elektorale. Nuk keni bërë asgjë tjetër.

Flavio Qarri: Zoti Berisha, mos paragjykoni median tonë. Jemi treguar absolutisht të hapur.

Ju ftojmë të ndiqni të plotë debatin: 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco