Opozita në Kuvend: Keni vrarë parlamentarizmin, nuk mund të ketë normalitet

11:32, 18/10/2023
A+ Aa A-

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i vendosur të mos lejojë funksionimin normal të Kuvendit derisa mazhoranca të mundësojë rikthimin e normalitetit parlamentar.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore, bllokimi i Reformës Zgjedhore dhe moskonsiderimi i asnjë nisme ligjore, ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin.

Rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e  kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

E njëjta situatë është në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e koleges së tyre, Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca, debatuan ashpër me kolegët socialistë, e më pas braktisën mbledhjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco