Lutfi Dervishi tregon intervistën e veçantë, ku e ftuara përgjigjej vetëm me ‘po’ dhe ‘jo’

Lutfi Dervishi tregon intervistën e veçantë, ku e ftuara përgjigjej vetëm me ‘po’ dhe ‘jo’

22:32, 17/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Lutfi Dervishi i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka treguar edhe momente të veçantë, kur kishte përballë një të ftuar, e cila të gjitha pyetjeve do tu jepte përgjigje vetëm me ‘po’ dhe ‘jo’.

Dervishi tregoi se të gjitha pyetjet kishin përfunduar për 12 minuta dhe më pas do të duhej që të improvizonte dhe të vazhdonte intervistën siç ishte parashikuar.

‘Vinte përvoja e shkrimit, pas një dekade, i ke dhënë gjërat, vjen bashkë me një përvojë të shkurtër në radio dhe më tepër ka qenë nxitje duke parë modele të huaja, intervistues të tjerë të butë. Dhe e sjellin rrethanat që dikush ta ofron këtë si pozicion dhe ti thua po e provoj.

Ai vetëbesimi i tepruar në gazetarinë e shkruar, sepse ti e kontrollon përmbajtjen, e redakton e merr, ndërsa në televizion është një ekip i tërë, që ti e kupton se nuk i ke nën kontroll. Ti ke nën kontroll veten dhe befas kupton që ti je shumë i mirë, ke një portret shumë të mirë për radion.

Ti je në program dhe duhet të mbushësh programin dhe nuk e mendon dot se pas 12 minutash, Pali Kuke do të thotë në vesh që mbaruan pyetjet s’ka më të tjera. Këtu është momenti që ti jep më të mirën nga vetja, ke një energji tjetër, sfidë tjetër dhe ti përpiqesh pastaj që të bësh pingpong edhe pse nuk ke të njëjtin ritëm në përgjigje, do të përpiqesh pastaj të bësh më të mirë.

Ndoshta ka qenë një lloj fati që ka ndodhur ajo, sepse intervista nuk është thjeshtë skaletë, është zhanri më i keqkuptuar dhe zhanri më i vështirë. Mënyra se si do ta interpretosh, ta sjellësh tek publiku nuk është e lehtë, është një punë e lodhshme.

Për të bërë më të mirën, nuk mjafton thjeshtë vetëm përgatitje, por duhet të studiosh personazhin, vështirësia shtohet kur ai nuk ka qenë më përpara, por ka qenë një mësim i mirë për intervistat pasuese që gjithmonë duhet të kesh një plan ‘B’ e gjithmonë duhet të jesh shumë i përgatitur që të mos ndodhesh në situatën e tillë. Kohën mund ta kalosh, por për të ruajtur ritmin dhe harmoninë, kërkon një përgatitje të veçantë, kohë të veçantë’, tregoi Lutfi Dervishi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco